Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Zakir Naik thotë:

“Askund në Kuran nuk përmendet se Allahu mund të bëjë çdo gjë.”

“Unë mund të vë në listë 1000 gjëra që Allahu i Plotfuqishëm nuk mund t’i bëjë.”

 

Pyetje drejtuar Shejkh Feuzanit për këto fjalë:

Pyetja: Allahu ju dhëntë të mira, ky pyetës thotë: “Është një thirrës i famshëm i cili bën thirrje në të gjithë botën, ai thotë: ‘Allahu nuk mund të bëjë çdo gjë!’ po ashtu thotë: ‘Unë di 1000 gjëra që Allahu nuk mund t’i bëjë!’ Ky a është nga thirrësit që thërrasin për në dyert e Zjarrit dhe a është obligim që të paralajmërohet kundër këtij?

Përgjigje: Ky është mulhid (shtrembërues dhe keqinterpretues) i Emrave dhe Cilësive të Allahut.

(Thotë Allahu i Lartësuar):

وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا ۖ وَذَرُوا الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَائِهِ ۚ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Allahu ka Emrat më të bukur, andaj ju lutjuni Atij me këto emra dhe lëri ata që i shtrembërojnë Emrat e Tij; ata do të shpërblehen për atë që kanë bërë.” El-Araf, 180

(Thotë Allahu i Lartësuar):

إِنَّ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي آيَاتِنَا لَا يَخْفَوْنَ عَلَيْنَا ۗ أَفَمَن يُلْقَىٰ فِي النَّارِ خَيْرٌ أَم مَّن يَأْتِي آمِنًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ

“Ata të cilët i shtrembërojnë argumentet Tona, nuk mund të na fshihen Neve. A është më i mirë ai që do të hidhet në Zjarr apo (është më i mirë) ai që do të vijë Ditën e Gjykimit i sigurt (nga dënimi)?” Fusilet, 41

Si mund të thotë ai “Allahu nuk është i Plotfuqishëm të bëjë çdo gjë”. SubhanAllah (Allahu është i Pastër nga çdo mangësi).

Kurse Allahu thotë:

وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“...kurse Allahu është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.” Al-Imran, 189

إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Pa dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” El-Bekare, 20

Sa e sa ajete ka që kanë ardhur kështu! Allahu nuk e ka kufizuar fuqinë e Tij hyjnore. Fuqia e Tij është absolute, për çdo gjë! Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! I Gjithëdijshëm për çdo gjë. Ai, i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari, nuk e ka kufizuar atë. Kurse ti po sjellë kufizime dhe thua: “Jo! Ka gjëra që Allahu nuk i di, kurse unë i di.”

Kjo është shtrembërim dhe keqinterpretim i Emrave dhe Cilësive të Allahut. Jo çdo thirrës është në të vërtetën! Dëgjoni fjalën e të Dërguarit e cila thotë:

دُعَاةٌ عَلَى أَبْوَابِ جَهَنَّمَ

“...do të ketë thirrës që thërrasin për në dyert e Xhehenemit.” (Bukhariu 7084, Muslimi 1847)

Jo çdo thirrës është në të vërtetën.

 

Përktheu: Jeton Shasivari