Shejkh Muhamed el-Uasabij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138856

Nuk i besohet librit “Mos u trishto” të (Aid) el-Karnit, sepse Aid el-Karni në akide është i ‘maskuar.’ Ai e përzien Akiden Sunnite me akiden e Khauarixhëve, Murxhive dhe Xhebrijve. Ai është i maskuar në akide dhe po ashtu janë edhe librat e tij në përgjithësi, saqë edhe në fjalimet (hutbet) e tija ka kundërshtime fetare, tefsiri i tij “Tefsirul-Mujesser” (Tefsiri i lehtësuar) ka kundërshtime, ka akide të Khauarixhëve.

Pra, ai është prej atyre që e lëshon helmin në mjaltë, ose me qëllim ose nga injoranca. Muslimani e ka për obligim që mos mbështetet tek ai që është në këtë gjendje. Njeri i cili në akide është ‘i maskuar.’ Nuk i besohet atij, mjafton që devijimi gjendet tek ai, e nëse ti bie në këtë devijim, atëherë ti bën gabim trashanik. Jeta është e shkurtër, andaj mos e bëj jetën tënde eksperiment. Ndërtoje akiden tënde që nga fillimi, mbi akiden e vërtetë. Lexo prej njerëzve të dijes që janë të besueshëm.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari