Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Aali-Shejkh - Myftiu i Arabisë Saudite

Pyetje: Sot ka disa që i thërrasin të rinjtë Muslimanë dhe njerëzit e thjeshtë që të ndjekin metodologjitë e reja dhe metodologjitë hizbije (partiake) dhe t’i fusin ata nëpër parti e xhemate - dhe thonë se kjo është rruga e saktë - si për shembull të futen tek Xhebhetun-Nusrah apo DAISH (Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit) apo organizata Al-Kaida apo el-Ikhuanul-Muslimun.

Përgjigje: O vëllezërit e mi, të gjitha sektet që kanë dalë sot janë në devijim. Nëse shikon me kujdes, do të gjesh se ato s’kanë lidhje me Islamin, porse ata e copëtuan Islamin për idetë dhe epshet e tyre dhe i mashtruan njerëzit. E s’ka dyshim që ata janë në devijim. Ata i bënë të lejuara gjakrat e njerëzve, i shkelën nderet, i grabitën pasuritë dhe i prishën çështjet. Të gjitha këto janë metodologji të kota dhe s’ka mirësi në to. Ne nuk u zëmë besë atyre dhe as njerëzve që i ndjekin ato. Dhe kush i thërret të rinjtë tanë që të futen tek këto sekte të devijuar, ai ka gabuar dhe ka devijuar nga rruga e drejtë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj