Autor: ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

 

 

Pyetje: A janë Huthitë në Jemen qafira?

 

Përgjigje: Nëse ata kanë akiden e Rrafidave, atëherë janë qafira, domethënë nëse ata besojnë njësoj siç besojnë Rrafidat, sepse dihet që kush lexon librat e Rrafidave, të shikojë librin “el-Kafij” që është libri më i saktë për Rrafidat, do të shohë se ata janë në kufër. Në të ka kapituj me titull: “Imamët tanë e dinë çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë”, “Ata e dinë se kur do të vdesin”, “Ata vdesin veçse me zgjedhjen e tyre”... çfarë i thuhet kësaj?

 

Gjithashtu, ata thonë se: “Asgjë nuk është hak përveç se ato që kanë ardhur nga imamët tanë, kurse çdo gjë tjetër është e pavërtetë, e kotë.” Kështu që sipas tyre i bie që Sahihu i Bukharit është i pavërtetë, madje edhe Kur`ani është i pavërtetë sepse ai nuk erdhi nga ‘Aliu, ngaqë ‘Aliu ka qenë prezent atëherë. Pra, kush i beson këto gjëra që besojnë Rrafidat është qafir.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj