Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

Ja kështu i gjejmë sot të mëvonshmit prej tyre: i bëjnë qafira udhëheqësit musliman, madje ata bëjnë qafira dijetarët dhe njerëzit e thjeshtë.

Pasha Allahun o vëllai im! Njërit prej tyre i thamë: ne të sjellim ty fjalën e Shejkh ibën Bazit dhe Uthejminit.

Ai tha: “Nuk ka qafir më të mëdhenj sesa këta.” Pastaj më foli mua dhe Shejkh AbduSelamit, duke na thënë: “Ju nuk jeni murteda (prej atyre që kanë dalë nga feja). Jo, nuk jeni murteda. Ju jeni qafira që në origjinë, ju as që e keni njohur Islamin.” Pastaj, ne ishim në kohë haxhi dhe ai u drejtua nga haxhinjtë duke bërë me shenjë dhe thoshte: “I shikon ata haxhinj që janë më shumë se dy milion, nuk ka asnjë prej tyre që e njeh Allahun.”

Shiko këtë guxim të madh që kanë ata në tekfir.

Prej cilësive të tyre që ne shohim është se ata janë zemër vrazhdë. Ata veprojnë gjëra të cilat një njeri me natyrën e pastër ik prej tyre. Dhe për shkak të injorancës që kanë është se tregohen të devotshëm për gjëra që janë shumë më të vogla se sa ai (krimi që ata bëjnë). Dhe do t'ju tregoj dy ngjarje. Një ngjarje që ka ndodhur më përpara dhe një ngjarje që ka ndodhur tani në kohën tonë.

Në kohët më të hershme, khauarixhët e parë, gjetën Abdullah ibën Khababin, shokun e Pejgamberit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe e zunë rob bashkë me gruan e tij e cila ishte shtatzënë. Pastaj i morën me vete dhe ndërkohë që ata po ecnin, gjetën një derr të një njeriu prej Ehlu Dhimeh (Jehudët dhe të Krishterët të cilët kanë bërë marrëveshje me muslimanët dhe që jetojnë në shtetin Islam). Njëri prej tyre e goditi me shpatën e tij dhe ia çau lëkurën, kurse tjetri tha: “Ky është derr i një Dhimiju, si lejon që ta godasësh atë (derrin)?” Kështu ai shkoi t’i kërkojë falje dhimijut derisa ai e fali.

Pastaj kaluan pranë disa frutave të hedhura për toke, dhe njëri prej tyre mori një frut dhe e futi në gojë, kurse një tjetër tha: “Subhan Allah! Si e merr atë pa leje duke mos qenë e jotja?! Kështu ai e nxori atë nga goja. Pastaj erdhën tek Abdullahi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – dhe e vranë atë. Pastaj shkuan tek gruaja e tij, ajo u tha: “Unë jam grua shtatzënë. Kini frikë Allahun!” Ata ia çanë barkun, ia nxorën fëmijën dhe e therën atë.

Shiko, Subhan Allah! Guxojnë të vrasin atë Sahabi të nderuar, atë fëmijë që nuk ka asnjë faj dhe atë grua shtatzënë, kurse nga ana tjetër shkojnë i kërkojnë falje dhimijut për shkak se i goditën derrin.

Ndërsa në kohën tonë, të gjithë i kemi parë dy ngjarje të cilat janë të shkurtra.

E para: Ata (Khauarixhët) therën një grua dhe ia prenë kokën, pastaj njëri prej tyre ngrihet duke valëvitur kokën e saj. Atëherë dijetarët e tyre filluan të kenë mospajtime se a i lejohet atij të prekë flokët e saj apo kjo është haram? Dhe nuk u ndalën (për të menduar) për vrasjen që i bënë asaj, e as që ishte problem kjo. Problemi është a lejohet që ai të prekë flokët e saj apo nuk lejohet.

Një i pranishëm: Dhe e vrau atë?!

Shejkhu: Po, e vrau! Pastaj ranë në mospajtim: a e ka haram sepse ai ka prekur flokët e saj apo nuk e ka haram.

(E dyta): Kur ata vranë policin para disa ditësh në Rijad dhe e dogjën atë, ranë në mospajtim për fotografimin. A është hallall apo haram?

I pranishmi: Pra, ata vranë një musliman?!

Shejkhu: Po, e vranë dhe e dogjën gjithashtu! Pastaj, u ndalën duke menduar për fotografimin, fotografimi që bëhet për të vërtetuar vrasjen e tij, a është hallall apo haram?

Pra, ata janë popull me zemër të vrazhdë, veprojnë gjëra të cilat një njeri me natyrë të pastër nuk i bën kurrë. Dhe për shkak të injorancës që kanë, ata tregohen të devotshëm për gjëra që janë shumë më të vogla se sa ajo (krimi që ata bëjnë).

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Altin Dallashi