Nga Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh rahimehullah

Burimi: Minhaxhus-Sunnetin-Nebeuijjeh

Marrë nga: Sahab.net


1 – Nifaku : “Nuk ka sekt që të ketë më shumë munafikë sesa Rafidat, aq sa me të vërtetë nuk gjen njeri prej Rafidave që të mos ketë ndonjë aspekt prej aspekteve të nifakut.” [3/374]

2 – Gënjeshtra: “Nuk është parë tek grupacionet e njerëzve të bidatit dhe devijimit guximtarë si rafidat në shpifjen ndaj të Dërguarit të Allahut, i mveshin atij fjalë që ai nuk i ka thënë dhe kanë një pafytyrësi të tejskajshme në thënien e gënjeshtrave.” [8/304]

3 – Imoraliteti: “Dhe imoraliteti që përmendni rreth sekteve të tjera nuk është gjë në krahasim me imoralitetin e tyre në shumë aspekte.” [7/262]

4 – Ekstremizmi: “Prandaj, nuk gjendet ekstremizëm më me shumicë tek sektet e tjera se ç’gjendet tek ata, e prej tyre ka që kanë pretenduar hyjnizimin njerëzor dhe kanë pretenduar se janë profetë mbas Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”

5 – Mashtrimi: “Mirëpo Rafidat janë njerëz që nuk peshojnë me drejtësi: ata shikojnë qimen në sytë e Pasuesve të Sunetit, e nuk shikojnë traun në sytë e tyre.” [4/161]

6 – Kanë tubuar Bidatet më të mëdha: “Dhe medh`hebi i atyre [Shijave] Imamije ka tubuar bidatet më të mëdha të prishura, ngase me të vërtetë ata janë xhehmije, kaderije, rafida, dhe fjalët e Selefëve dhe Ulemave në kritikimin e çdo lloji të këtyre bidateve nuk e llogarit dot kush përveç se Allahu.” [4/131]

7 – Mbështetja e qafirave kundër Muslimanëve: “Dhe prej Rafidave ka që kanë hyrë tek ajo gjë, sepse me të vërtetë ata gjithmonë kërkojnë ndihmë nga qafirat dhe njerëzit e poshtër me kërkesë të tyre, dhe i ndihmojnë qafirat dhe njerëzit e që të relizojnë synimet e tyre, dhe kjo gjë është dëshmuar në çdo kohë e në çdo vend.” [4/111]

8 – Përngjasimi i tyre me Jehudët: “Rafidat kanë përngjasim me Çifutët nga njëra anë, dhe përngjasim me Kristianët nga ana tjetër, ngase tek ata ka shirk, ekstremizëm, pohim të gënjeshtrës, ashtu si Kristianët; dhe ata kanë burracëri, mashtrim, lakmi dhe përgënjeshtrim të së vërtetës, ashtu si Çifutët.” [7/210]

9 – Dijetarët e tyre kanë shumë pak dituri: “Nuk gjen tek dijetarët e Rafidave ndonjë imam në ndonjë prej diturive Islame, as në dijen e Hadithit, as në Fik`h, as në Tefsir dhe as në Kur'an. Përkundrazi, dijetarët e Rafidave janë ose Xhahila ose Zindijkë, siç janë dijetarët e Ehli-Kitabëve (Çifutëve dhe Kristianëve).” [7/286]

Përktheu Alban Malaj