Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, ky pyetës thotë: “Disa thirrës dhe nxënës dije kur flasin për Shijat dhe Rafiditë thonë: ‘Ata janë vëllezërit tanë.’ A lejohet ta themi këtë dhe çfarë detyre kemi për këtë...?

Përgjigje: Ne distancohemi tek Allahu prej tyre dhe distancohemi tek Allahu nga kjo fjalë! Ata nuk janë vëllezërit tanë! Betohem në Allahun se ata nuk janë vëllezërit tanë! Përkundrazi, ata janë vëllezërit e shejtanit, sepse ata e shajnë Nënën e Besimtarëve ‘Aishen (radijAllahu ‘anha), bashkëshorten e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të cilën Allahu e zgjodhi për Profetin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); Aisheja është Besnikja, e bija e Besnikut (Ebu Bekrit); ata e quajnë kafir Ebu Bekrin dhe Umerin, i mallkojnë ata dhe i bëjnë kafira Sahabët në përgjithësi, përveç Ehlul-Bejtit, siç është Alij bin Ebi Talib (radijAllahu ‘anhu). Megjithëse vetë ata janë armiqtë e Alij ibën Ebi Talibit, Aliju distancohet prej tyre (radijAllahu ‘anhu). Ai është i distancuar prej tyre.

Aliju është Imami jonë e nuk është Imami i tyre. Ai është Imami i Ehli Sunetit dhe nuk është Imami i Rafidijve të fëlliqur. Andaj, ne distancohemi para Allahut prej tyre dhe ata nuk janë vëllezërit tanë. Ai që thotë se ata janë vëllezërit e tij, le të pendohet tek Allahu dhe t’i kërkojë falje Allahut. Allahu na ka bërë obligim që të distancohemi nga njerëzit e devijimit dhe t’i duam njerëzit e imanit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari