Autor: el-Kadij ‘Ijad
Burimi: Tertibul-Medarik ue Takribul-Mesalik, vëll. 2, fq. 54
Abdullah bin Jusuf thotë:
“Ishim te Malik bin Enes dhe një njeri nga banorët e Nusajbin-it [1] e pyeti:
“O babai i Abdullahit! Kemi disa njerëz që quhen Sufista (Sufijeh) që hanë shumë. Pasi që të kenë ngrënë, ia nisin kasideve (këndim poezie). Pas kësaj, ngrihen dhe vallëzojnë e kërcejnë.”
“A budallenj janë ata?” – i tha Maliku.
“Jo!” – i tha ai.
“A mos janë kalamaj?” – i tha Maliku.
“Jo! Ata janë shejha, që janë të shëndoshë mendërisht”, - i tha ai.
“Nuk kemi dëgjuar që dikush nga Muslimanët të bëjë diçka të tillë”, - i tha Maliku.
“Madje ata hanë, pastaj ngrihen dhe kërcejnë e vallëzojnë. Disa prej tyre e godasin kokën me shuplakë dhe disa e godasin fytyrën”, - i tha ai.
Maliku qeshi dhe u ngrit për të shkuar në shtëpi.
Shoqëruesit e Malikut i thanë këtij personi: O ti! Pasha Allahun! Na e vure në siklet shokun tonë! Ka më shumë se 30 vite që ulemi tek ai, e nuk e kemi parë të qeshë vetëm se këtë ditë.
[1] Shënim i përkthyesit:
Nusajbin është qytet në jug-lindje të Turqisë në kufirin siriano-turk.
Përktheu: Jeton Shasivari