Autor: Shejkh Muhamed Bazmul

Burimi: http://www.bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?t=21798

Më pyeti profesor Mahir Bahudejleh: “Disa njerëz pyesin: përse të flitet kaq shumë për el-Ikhuanul-Muslimin”, ndërkohë që ka sekte të tjera, siç janë Rrafidat, Khauarixhët, Ibadijet? Dhe a nuk kuptohet nga paralajmërimi kundër el-Ikhuanul-Muslimin që ata janë më të rrezikshëm për Islamin dhe Muslimanin se të gjithë armiqtë dhe sektet, siç janë Rrafiat, Sekularistët…?

Dhe unë iu përgjigja:

El-Ikhuanul-Muslimun sot janë më të rrezikshmit se të gjitha sektet dhe xhematet, sepse ata kanë tubuar të gjitha ato që kanë sektet dhe xhematet e tjera.

Prandaj, mes tyre ka Rrafida. A të kujtohet konferenca për afrimin midis Shijave dhe Sunitëve? Dhe mos harro që Xhemaludin el-Afgani ka patur ndikim tek themeluesi i këtij xhemati.

Mes tyre ka Khauarixhë. Mjafton të të përmend ty që Ikhuanët kanë lidhje të dyshimtë me çdo xhemat terrorist që është shfaqur në historinë moderne, që kur u themelua si xhemat e gjer më sot. Madje ai që është boshti i terrorizmit me librat e tij është prej ideologëve të Ikhuanëve.

Mes tyre ka gjëra që i gjen tek Ibadijet. A nuk e ke parë kush është kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë - sipas pretendimit të tyre -? Kush është zëvendës-kryetari i tij? Kush janë ata që vijnë mbas tyre? Do të gjesh Rrafidiun, Ibadiun etj.

Madje ata kanë më keq se kaq… sepse mes tyre ka të Krishterë. A të kujtohet konferenca për afrimin midis Mesihizmit (Krishterizmit) dhe Islamit, kush merrte pjesë aty? Ti vetëm hape librin “Uekafat me’a Kitab lid-Du’at…” dhe shiko shtojcën me foto në fund të librit.

Ikhuanët e kanë thënë haptazi dhe e thonë haptazi se nuk ka asnjë problem për ta që presidenti i vendit të jetë i Krishterë.

Madje ata e thonë hapur që nuk ka armiqësi midis tyre dhe Çifutëve, përveç se për shkak të tokës.

Madje disa prej tyre e thonë hapur që s’ka asnjë kundërshtim midis Muslimanëve dhe të Krishterëve.

A nuk e shikon sa i rëndë është rreziku që përbëjnë ata?

E mbas të gjitha këtyre, unë çuditem se si ata i quajnë vetet e tyre “el-Ikhuanul-Muslimun - Vëllezërit Muslimanë”!

Dhe mbas të gjitha këtyre mendo se çfarë armiqësie që kanë ata ndaj Selefizmit dhe Selefijinëve!

Pra, ata nuk distancohen nga Çifutët dhe as nga të Krishterët, kurse nga ana tjetër e armiqësojnë Selefizmin dhe Selefijinët me të gjitha mjetet!

E nëse e more vesh se ithtarët e kësaj ideologjie kanë arritur të futen në vendet Islame gjerë e gjatë dhe po e përhapin ideologjinë e tyre përgjatë gjashtëdhjetë viteve dhe kanë arritur të bëjnë pasues dhe përkrahës, aq sa ndodh që ndonjëri i kritikon Ikhuanët dhe distancohet nga ata, mirëpo menhexhi i tij është ikhuanij porse ai nuk e ndjen.

A nuk meritojnë ata më shumë përqëndrim, në mënyrë që të demaskohen dhe të dalin në shesh bidatet dhe devijimet e tyre, si dhe të paralajmërohet Umeti Islam kundër tyre, nga Lindja në Perëndim e nga Veriu në Jug?

Allahu na ndihmoftë!

Allahut i lutem që të më bëjë mua dhe ty dhe të gjithë Muslimanët të palëkundur në të vërtetën, si dhe të ma tregojë mua, ty dhe të gjithë Muslimanëve të vërtetën si të vërtetë dhe të na mundësojë që ta pasojmë atë, si dhe të na e tregojë të pavërtetën si të pavërtetë dhe të na mundësojë që të rrimë larg saj, si dhe të na udhëzojë tek e vërteta për të cilën njerëzit kundërshtohen. S’ka dyshim që Ai dëgjon gjithçka dhe i përgjigjet lutjes.

Përktheu: Alban Malaj