Autor: Shejkh Muhammed Ibën Hadij el-Medkhalij

El-Ikhuanul-Muslimun i akuzojnë dijetarët e davetit Selefij me gjëra nga të cilat ata janë të pastër, i akuzojnë për tradhëti, ndërkohë që mu ata janë tradhëtarët! I akuzojnë se janë njerëz të afërt me pushtetarët, ndërkohë që ata vetë janë njerëz të afërt me pushtetarët dhe janë ata që i mashtrojnë pushtetarët!!

Ata janë ashtu siç ka thënë Shejkh Hamid Fikkij – rahimehullah –: “el-Khu`uan el-Muslimun” (Tradhëtarët Muslimanë).

Ata i akuzojnë njerëzit e dijes me këto akuza! Akuzojnë dijetarët e Islamit dhe dijetarët e davetit Selefij, të cilët flasin veçse me Librin e Allahut dhe me Sunetin e të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –.

Udhëheqësi ose është i drejtë dhe i mirë, ose është Musliman, porse ka gabime, ka zullum dhe tirani.

Çështja e të parit është e qartë.

Kurse sa i përket të dytit: nuk lejohet rebelimi kundër tij, për shkak të zullumit dhe tiranisë së tij. Është obligim që atij t’i jepet e drejta që ia ka dhënë Allahu, me të cilin ne jemi urdhëruar. E nëse ai na ndalon të drejtën tonë, ne ia kërkojmë Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa – të drejtën tonë.

Kurse i treti është udhëheqësi qafir, kufri i të cilit duket qartazi fare. Domethënë, s’ka asnjë rrugë interpretimi apo dyshimi për kufrin e tj dhe thuhet prerazi se ai është kufër i qartë.

Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – e lejoi luftimin e tij. Por kur? Nëse gjendet fuqia për ta luftuar atë.

Më lejoni – o ju vëllezër e bij të mi – t’ju them se fjalë ndoshta disa njerëzve nuk u vjen mirë nga këto fjalë! Për ju – in shaa` Allah – unë kam veçse mendim të mirë – dhe ju e shikoni çka po ndodh në çdo vend ku kanë arritur ata – siç i thonë –: “Pranvera Arabe!” më saktë ajo është Pranvera Ikhuanije, me Çifutët, me Kristianët, me Komunistët dhe me Sekularistët!! Po ju përmend diçka. Ata thonë:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللَّـهُ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ

“Dhe kush nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu…” – dhe kjo është Fjala e Allahut – “…mu ata janë qafirat.” Dhe: “…ata janë të pabindurit.” Dhe: “…ata janë zullumqarët.” Këto janë tre ajetet (për ata që nuk gjykojnë me Ligjin e Allahut).

Mirëpo ata e refuzojnë tefsirin e Ibën ‘Abbasit – radij-Allahu ‘anhuma – për këtë ajet. Ne tefsirin e tij – radij-Allahu ‘anhuma – e pranojmë pa kurrëfarë mëdyshjeje. Kurse ata nuk e pranojnë, duan veçse të bëjnë tekfir mbi pushtetarët. Pse? Sepse ata nuk gjykojnë me Sheriatin e Allahut!! Ma shaa` Allah! Në rregull.

Kokat e Ikhuanëve ishin në Evropë përpara se të vinin në vendet e Muslimanëve. I pari që erdhi nga ata tha hapur se: “Islami nuk është fshikullim, gurëzim dhe prerje.”

Domethënë: Islami nuk është prerje e dorës së hajdutit, fshikullim i shpinës së atij që bën zina apo që konsumon pije alkoolike apo që akuzon rrejshëm dhe as nuk është gurëzim për të martuarin që bën zina. Kështu që, s’ka zbatim të Sheriatit! Ma shaa` Allah! Ky është Sheriati sot, për të cilin deri dje ata i bën qafira pushtetarët me pretendimin se s’po gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu!! Kurse sot ja ku jeni, dhe akoma nuk keni mbërritur, akoma jeni duke ecur rrugës jeni. Udhëtoi nga Evropa drejt vendeve të tyre dhe thotë: “Islami nuk është fshikullim, gurëzim dhe prerje.”

Kurse i dyti thotë: “Unë i jap përparësi Demokracisë mbi zbatimin e Sheriatit.”

Kurse ti deri dje mbaje hytbe nëpër sheshet e këtyre revolucioneve dhe bëje thirrje për të bërë revolucione kundër atyre pushtetarëve!!

Deri dje Ikhuanët thonin se ata pushtetarë janë shërbëtorë të Çifutëve dhe të Krishterëve!! Kurse tani, sapo erdhën në pushtet thanë: “Ne do t’i ruajmë marrëveshjet me Çifutët.”

Atëherë çfarë dallimi ka midis jush dhe pushtetarëve që ishin përpara jush?!! Nëse pushtetarët që ishin para jush janë qafira për shkak të këtyre gjërave, atëherë sipas fjalës suaj dhe gjykimit tuaj ndaj të tjerëve edhe ju jeni si ata.

Në tokën e Shamit foli zëdhënësi i Ikhuanëve dhe u mbushën gazetat dhe mediat me fjalën e tij. Ai tha fjalë për fjalë se “nuk është ndonjë problem për xhematin el-Ikhuanul-Muslimun që ta udhëheqë vendin një i Krishterë apo një grua!!” Kjo fjalë gjendet nëpër gazeta dhe nëpër media, në të gjitha llojet, me audio apo me shkrim.

Kështu që, ku shkoi gjithë ajo potere, me të cilën i shurdhuat kokat e Muslimanëve?!! Rezultati është ky, është kjo fjala e tyre!

Prandaj o vëllezër, ata njerëz nuk kënaqen me tjetër pos Islamit të tyre. Ata janë Islami! Ata janë Muslimanët! Dhe ata janë udhëheqësit Muslimanë!! Ama nëse udhëheq Ebu Bekri apo ‘Umeri dhe nuk janë Ikhuanë, atëherë s’janë asgjë! Këtë ata e kanë thënë fjalë për fjalë nëpër librat e tyre! Kanë thënë se ata nuk pranojnë udhëzimin dhe këshillimin e atij që është jashtë xhematit të tyre, edhe nëse ai është nga njerëzit më të ditur, më të devotshëm, që kupton më shumë dhe është më i ruajturi! Katër cilësi, pasha Allahun! Më i ditur, më i devotshëm, që kupton më shumë dhe më i ruajtur, ky njeri me çfarë do t’i urdhërojë ata? Unë po ju pyes, pasha Allahun, o vëllezër, nëse ata nuk e pranojnë njeriun më të ditur, më të devotshëm, që kupton më shumë dhe është më i ruajturi, ky me çfarë do t’i urdhërojë ata? Do t’i urdhërojë me udhëzimin dhe fenë e Allahut – Tebarake ue Te’ala –! Mirëpo ata thonë se nuk e pranojnë atë përderisa ai është jashtë xhematit të tyre!! Parimi bazë i tyre është siç ka thënë themeluesi i xhematit, se ata nuk e pranojnë këtë gjë nga askush që nuk e kupton Islamin ashtu siç e kuptojnë ata, me dritën e atyre njëzetë rregullave. Kështu është tekstualisht. Kjo është në librin e tij “Kitab el-Akaid”. Thotë “me dritën e atyre njëzetë rregullave” e jo me dritën e Kur`anit dhe Sunetit, me të cilat ne e adhurojmë Allahun. Dhe ka thënë për këto të dyja i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –:

تركت فيكم ما إن تمسكتم به لن تضلوا بعدي ، كتاب الله و سنّتي

“Ju kam lënë dy gjëra, nëse kapeni fort mbas tyre nuk keni për të devijuar mbas meje: Libri i Allahut dhe Suneti im.”

Dhe kjo është ajo që po ndodh tani nëpër sheshe, o vëllezër e bij. Ata i ndezin zemrat e njerëzve të thjeshtë kundër kujt? Kundër pushtetarëve të tyre! Derisa të ndizet fitneja mes tyre, pastaj shfaqen Ikhuanët dhe i këpusin ata frytet! Pastaj ata bëhen më të këqij për Umetin e Islamit sesa pushtetarët që i kritikonin më përpara dhe thonin se ata janë zullumqarë!!

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj