Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: A është e saktë që të thuhet për ata që bëjnë shpërthime se janë khauarixhë, dhe si ti refuzojmë disa që hezitojnë të deklarojnë që ata janë khauarixhë, dhe a është prejardhja e këtyre (që bëjnë shpërthime) nga xhemati ikhuanul muslimin dhe udhëheqësit e tyre?

 

Përgjigje: Prejardhja e këtij grupi është nga khauarixhët, porse sherri i këtyre është më i madh. Këta ua kaluan khauarixhëve, sepse khauarixhët nuk shkatërronin shtëpitë, as nuk i hidhnin në erë banesat apo qendrat tregtare, ata nuk i bënin këto vepra e këto atentate, porse khauarixhët shfaqeshin nëpër beteja dhe aty luftonin, nuk sulmonin shtëpitë e njerëzve të sigurtë, nuk terrorizonin gratë dhe fëmijët. Pra, këta janë më të këqij se khauarixhët.

Këta e kanë prejardhjen e tyre nga khauarixhët porse duke ua kaluar atyre.

Këta më shumë ngjasojnë me keramitët dhe organizatat sekrete, porse origjina e tyre, origjina e zanafillës së tyre është nga ideologjia e khauarixhëve, porse evoluan duke shtuar të këqija më shumë nga ato që bënin khauarixhët.

Pra këta janë më të këqij se khauarixhët, prandaj nuk lejohet hezitimi për ti quajtur ata khauarixhë, sepse ata janë khauarixhë në realitet dhe në origjinë, madje janë më të këqij se ata, sikurse e thamë. Po.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi