Autor: Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhalij


Pyetje: Shoqata Ihja’ut-Turath bën përpjekje në fushën e da’ues në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Çfarë dini ju rreth kësaj shoqate? A është ajo në Menhexhin Selefij?

Përgjigje: “Jo pasha Allahun! Ajo nuk është në Menhexhin Selefij! Pasha Allahun, ajo është e palëkundur në Menhexhin Ikhuani. Njerëzit e kësaj shoqate dredhojnë. Ata që i njohim nuk mund t’i lëmë (pa i kritikuar) për shkak të lavdërimeve që u kanë dhënë (disa nga dijetarët) sepse ata (njerëzit e Turathit) zbukurohen kur dalin para tyre, ndërsa ata (dijetarë) nuk i njohin këta. Dhe me të vërtetë Allahu Subhanehu ue Te’alanuk na ngarkon përveç se me dijen që kemi. Dhe kjo shoqatë është hizbije.

 

Ata kanë besëlidhje (bej’eh) dhe e quajnë atë “el-‘ahd” (marrëveshje, aleancë) ose “ta’atul-mes’ul” (bindje ndaj atyre që janë përgjegjës të çështjeve të shoqatës). Shikoji ata çfarë qëndrimesh kanë! Kudo që shkojnë, në Lindje apo në Perëndim të Botës Islame apo edhe në vende të tjera, do të shikoni se ata shkaktojnë vetëm përçarje midis thirrësave Selefijinë. Ata nuk bëjnë bashkim; ata vijnë vetëm në tubimet e Selefive dhe pastaj i përçajnë. Dhe këtë e bëjnë nëpërmjet pasurisë që disponojnë. Allahu na ruajt!

Unë kam folur për këtë çështje në shumë kaseta. Kam mbajtur ligjëratë në dy kaseta në Kuvajt tek ata. Dhe çështja është tek ‘Abdur-Rrahman ‘Abdul-Khalik. Ai nuk është i panjohur tek ne dhe as tek ju. Dhe ai është Shejkhu i tyre deri në këtë moment, edhe nëqoftëse ata përpiqen të distancohen prej tij. Allahu na ruajt!

Të flasësh rreth tij duhet kohë e gjatë, mirëpo unë po mjaftohem me kaq.”

 

Përktheu Alban Malaj