Autor: Shejkh Muhamed Bazmul

Pyetësi:

Thotë pyetësi a egziston ndonjë sekt apo shoqatë që bën davet që nuk është hizbije dhe cili është përkufizimi i hizbijes, sekteve dhe shoqatave?

Përgjigje: Dijetarët kanë përmendur për hizbijen përkufizime:

Përkufizimin e parë e ka përmendur Ibn Tejmijje në "Mexhmu Fetauan" e tij në Volumin 3, kur ai foli për hadithin e përçarjes.

Ai ka përmendur se: “Çdo kush që merr një njeri për udhëheqës, duke dashur dhe urryer për hir të tij dhe jo për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, atëherë ai është prej njerëzve të grupacioneve, përçarjes dhe kundërshtive.”

Dhe ky përkufizim vlen për shumë shoqata dhe për shumë sekte të cilët i bëjnë krerët e grupacioneve të tyre apo të sekteve të tyre kriter për Uela uel Bera (dashuri dhe urrejtje). Ata e armiqësojnë secilin që nuk pajtohet me udhëheqësin dhe liderin e tyre dhe e duan atë i cili është pasues i udhëheqësit dhe liderit të tyre.

Dhe Shejkhul Islam - mëshira e Allahut qoftë mbi të -, thotë në "Mexhmu Fetaua", Vëllimi 3, faqe 346: “Kushdo që merr një person, përveç Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, (dhe thotë) se ai që e do atë dhe pajtohet me të, atëherë ai është prej Ehlul Sunetit dhe Xhematit, ndërsa ai që e kundërshton atë është prej njerëzve të bidatit dhe përçarjes. Ashtu siç gjendet kjo te sektet prej pasuesve të imamëve të Ehlul Kelamit dhe të tjerë, atëherë ky është prej njerëzve të bidatit, të devijimit dhe përçarjes.”

Pra, përkufizimi i parë që përmendin dijetarët është për grupacionin dhe për sektet kundërshtuese të selefizmit. Për këtë arsye, do të gjeni se selefizmi nuk ka asnjë Shejkh në këtë botë për të cilin bën Uela uel Bera. Por selefizmi merr vetëm Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si njeri për të cilin bëhet Uela uel Bera.

Përkufizimi i dytë për hizbijen është numri i madh i çështjeve në të cilat ata kundërshtojnë Ehlu-Sunetin dhe Xhematin.

Nëse çështjet (që kundërshtohen nga ata sh.p) janë ndër çështjet e mëdha, atëherë ata janë prej njerëzeve të përçarjes dhe epsheve. Nëse pjesët në të cilat ata kundërshtojnë Ehlul Sunnetin dhe Xhematit janë shumë, ata gjithashtu janë prej grupacioneve dhe njerëzve të përçarjes.

Këtë përkufizim e ka përmendur dhe e ka përzgjedhur Ebu Is’hak Esh-Shatibi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij "el I'tissam".

Pra, ne themi se përkufizimi i hizbijes dhe përkufizimi i sektit është:

Ose kur marrim një Shejkh ose një person ose një parim dhe e bëjmë kriter të armiqësisë dhe miqësisë përveç Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai që është me ne, atëherë ai është prej nesh, e ai i cili nuk është me ne, atëherë ai është kundra nesh. Kjo është hizbija. Vëllezërit Muslimanë (ikhuanul muslimin) d.m.th ai i cili i armiqëson ikhuani musliminët, atëherë ai nuk është prej ikhuani musliminëve.

Përkufizimi i dytë janë çështjet në të cilat ata kundërshtojnë njerëzit e Sunetit dhe Xhematit. Nëse ata i kundërshtojnë ata për çështje të mëdha, atëherë ata janë prej njerëzve të përçarjes dhe epsheve, medh’hebet e të cilëve përmenden në librat e firak.

E nëse janë shumë çështje në të cilat ata i kundërshtojne njerëzit e Sunetit dhe Xhematit, atëherë ata numërohen ndër grupacionet dhe sektet e devijuara nga ajo në të cilën ndodhet Selefizmi.

Prej karakteristikave të Selefizmit është se nuk ka në të një person për hir të të cilit duhet bërë dashura dhe urrejtja, përveç Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ata nuk i gjen që të jenë në grupacione, as nuk i gjen në sekte të organizuara, porse bëjnë davet dhe punojnë me davetin, e nëse kanë nevojë për ndonjë grup, atëherë ata formojnë një grup që të realizohet dobia e davetit në atë vend, pastaj shpërndahen sepse ata kanë frikë që të jetë kjo shkak dhe rrugë për tu ndarë në grupacione, dhe për Uela dhe Bera, gjë në të cilën janë njerëzit e devijimit dhe të kotës. Ky është menhexhi selefij dhe ky është përkufizimi i sektit dhe i hizbijes. E Allahu e di më së miri.

Pyetësi: Pyetësi thotë: Lavdërimet e dijetarëve selefi për disa sekte dhe shoqata, a pranohen në mënyrë absolute apo ka ndonjë rregull?

Shejkhu: përsërite, përsërite.

Pyetësi: Lavdërimi i dijetarëve ...

Shejkhu:Domethënë?

Pyetësi: çështja e lavdërimit…

Shejkhu:Lavdërimi?

Pyetësi: Po

Shejkhu:Ribëje pyetjen

Pyetësi: Pyetësi thotë: Lavdërimet e dijetarëve selefij për disa sekte të caktuara dhe shoqata a pranohen në mënyrë absolute apo ka ndonjë rregull?

Shejkhu: Unë lexoj në internet shumë probleme rreth kësaj teme. Kështu që po mundohem tua përafroj juve çështjen. Allahu na regulloftë gjendjen tonë dhe tuajën.

O njerëz të së mirës, a nuk ekziston transmetues në mesin e njerëzve të hadithit, për të cilët dijetarët kanë mospajtim në lidhje me kritikën dhe lavdërimin (e tyre)? Ka apo jo? Përgjigja e saktë është se ka: ka transmetues të hadithit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem selem për të cilët dijetarët kanë mospajtim në lidhje me lavdërimin dhe kritikën (e tyre).

Ka transmetues hadithi mbi të cilët dijetarët kanë mospajtime ne lidhje me kritikën dhe lavdërimin e tyre. Në të njëjtën kohë, ka që janë transmetuar ose refuzuar hadithet të të njëjtit transmetues hadithi të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Cili është rregulli që dijetarët zbatojnë në këtë rast???

Ata dijetarët thonë se kritika e detajuar ka përparësi ndaj lavdërimit. Ata gjithashtu thonë se fjala e atij që kritikon, zbatimi i kritikës është më parësore se zbatimi i lavdërimit.

Rregullat janë të njohura që tregojnë se kujt i pranohet transmetimi. A nuk është ashtu?

Kështu që, çështja është së nëse disa dijetarë lavdërojnë një shoqatë dhe të tjerët e kritikojnë të njëjtën shoqatë, ne themi se kjo çështje është e ngjashme me çështjen e transmetuesit që ka edhe lavdërim edhe kritikë. Çfarë rregulli duhet të zbatohet në këtë rast?

Ata dijetarët thonë se kritika e detajuar ka përparësi ndaj lavdërimit. Ndërsa, nëse besueshmëria e transmetuesit vërtetohet me bindje, atëherë ne nuk pranojmë për të vetëm se kritikë të detajuar.

Mirë. Hajdeni tani ta aplikojnë këtë fjalë për shoqatat, sektet, dhe grupacionet.

Çdo shoqatë, që ka njëkohësisht një kritikë të dijetarëve dhe një lavdërimin të një dijetari, atëherë kritika ka përparësi ndaj lavdërimit. Nëse dijetari e lavdëron këtë shoqatë me lavdërime shumë të forta, atëherë është e domosdoshme që kritika të jetë e detajuar.

Dhe unë nuk e di sot, një dijetar në mesin e dijetarëve që të ketë kritikuar ndonjë sekt apo shoqatë dhe të mos jetë kritika e tij e detajuar.

Duke u bazuar te kjo, origjina për mënyrën e sjelljes me njerëzit e shoqatave, sekteve dhe lëvizjeve, nëse fjalët e dijetarëve për ta nuk pajtohen në aspektin e kritikës dhe lavdërimit, është që ti japësh përparësi kritikës ndaj lavdërimit. Kjo është origjina. E Allahu e di më së miri.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Altin Dallashi