Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139457

Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje:

Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, thotë: Kam lexuar në një libër që quhet “Fikhu Sunneh” se pilulat që merr i sëmuri për shkak të dhimbjes së kokës në qoftë se i merr ato agjëruesi, nuk ia prishin agjërimin e tij ngase ato nuk janë ushqim, a është kjo e saktë?

Pergjigje nga Shejkh Feuzan:

Jo! (Libri) Fikhu Sunneh i Sejid Sabik është i trazuar, ka fetva bashkëkohore dhe ka fikh, e ku e di unë çfarë... dhe ka gjëra të trazuara, ai nuk është i besueshëm (thikah). Dhe nuk i lejohet agjëruesit që të marr pilula as për dhimbje koke e as për ndonjë gjë tjetër, nëse ai e bën këtë qëllimisht, e prish agjërimin e tij.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari