Autor: Shejkh  Muhamed bin Salih el-Uthejmin

 

 

Pyetje: Pyetësi thotë: Cili është gjykimi i fesë për hyrjen në një bar d.m.th restorant  i cili përmban pije shpirtërore (alkool) me qëllim vetëm për të ngrënë ushqim?

 

Përgjigje: Kjo pyetje përmban dy gjëra:

E para: Ky është një emërtim i kotë për një pije të fëlliqtë, e cila është alkooli. Padyshim se emërtimi i tij me emrin “pije shpirtërore” është emërtim i kotë, çfarë dobie ka kjo pije për shpirtin?! Përkundrazi kjo është një pije e fëlliqtë e cila e prish logjikën, fenë dhe shpirtin, prandaj nuk lejohet që diçka e tillë të përshkruhet si pije shpirtërore, as nuk duhet të përshkruhet me përshkrim joshës dhe që e stolis me rroba sheriatike, madje rrobat e inkurajimit dhe ftesës tek ajo pije, prandaj neve duhet ta quajmë  “pije e fëlliqtë”,  madje ajo është nëna e të këqijave, dhe çelësi i çdo të keqeje.

E dyta: hyrja e tij në një restorant ku serviren gotat e alkoolit, kjo nuk lejohet, madje është haram, sepse njeriu i cili shkon në një vend ku bëhen gjynahe ndaj Allahut – ‘Azze ue xhele –, atij i shkruhet gjynahu njëjtë si ai që e vepron atë, thotë Allahu i Lartësuar:

 

وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّـهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ إِنَّكُمْ إِذًا مِّثْلُهُمْ

“Ai jua ka shpallur në Libër që kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe ju do të ishit njëjtë si ata.” En-Nisa 140.

Porse nëse e ke të domosdoshme – edhe pse unë nuk besoj që e ke të domosdoshme – që të marrësh ushqimin tënd nga ky restorant që përmban fëlliqësira, nëse e ke të domosdoshme atëherë blije ushqimin dhe konsumoje pasi që të jesh larguar nga ai vend, ama nëse ti mund të gjesh ushqim në një vend tjetër i cili është i pastër nga këto fëlliqësira atëherë nuk ka dyshim që kjo është detyrë për ty. 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi