Shejkh Rabij’ për filmimin e ligjëratave

Burimi: Sahab.net


 

Një prej vëllezërve kërkoi nga Shejkh Rabij’ që ai t’u mbante një ligjëratë dhe ligjërata të filmohej me kamera.

Shejkh Rabij’ i tha atij: “Pse të filmohet??!!”

Tha vëllai: “Që të përhapet dija dhe daveti me video dhe pamje o Shejkh!!”

Atëherë i tha Shejkhu: “Pasha Allahun o biri im, me të vërtetë ky davet u përhap pa video, porse ai u përhap me mirësinë e Allahut, pastaj nga Sahabët dhe kush i pasoi ata me mirësi dhe sinqeritet, nga burra që bënë xhihad për ta nxjerrë triumfues këtë davet... kurse ne uAllahi po shohim se ky davet ka rënë qëkurse u shfaqën këto video e këto mjete...”



Shejkhul-Albani rahimehullah për filmimin e ligjëratave të tij

Silsiletul-Huda uen-Nur, 493


Shejkhul-Albani rahimehullah: Urdhëro.

Pyetësi: A është ai që filmon, që punon me filmim, a ka ndonjë gjë për atë që filmon, për shembull kjo ligjëratë, unë dua që t’ua përcjell atë vëllezërve tanë në Evropë. A na lejoni që ta filmojmë?

Shejkhul-Albani rahimehullah: Eudhubil-lah, eudhubil-lah – Allahu më ruajt mos të jem prej xhahilave..

Pyetësi: Me video, për shembull...

Shejkhul-Albani rahimehullah: Videoja a fotografon apo jo?

Pyetësi: Fotografon, natyrisht.

Shejkhul-Albani: Po ai që përdor videon, a quhet fotografues apo nuk quhet fotografues?

Pyetësi: Fotografues, ramë dakort për këtë.

Shejkhul-Albani rahimehullah: Në rregull, mjaft.





Përktheu: Alban Malaj