Nga Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: SalafiPublications.com

 

Lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të Botërave; lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, Familjen e tij, Shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

Në vazhdim:

Është një fenomen i çuditshëm i cili është mjaft i përhapur dhe i njohur mes Muslimanëve që është përdorimi i emrit Izrael për shtetin Çifut mbi të cilin ka rënë Zemërimi i Allahut. Nuk kam parë askënd që ta refuzojë këtë fenomen të rrezikshëm që dhunon nderin e të Dërguarit Fisnik, një nga Prijësat e të Dërguarve, Ja’kubi (alejhis-selam) i cili u lavdërua nga Allahu në Librin e Tij Madhështor bashkë me dy baballarët e tij, Ibrahimi dhe Is’haku. I Madhëruari dhe i Lartësuari ka thënë:

واذكر عبادنا إبراهيم وإسحاق ويعقوب أولي الأيدي والأبصار

 

إنا أخلصناهم بخالصة ذكرى الدار

 

وإنهم عندنا لمن المصطفين الأخيار

“Dhe kujto robërit Tanë, Ibrahimin, Is’hakun dhe Ja’kubin që ishin që të gjithë të fuqishëm, të zellshëm në adhurim dhe me kuptim të thellë në Fe. Vërtet, Ne i zgjodhëm ata duke u dhënë përkujtuesin e banesës së fundit (në Ahiret) dhe i bëmë që të përpiqen për ta arritur atë. Dhe vërtet ata janë tek Ne nga të përzgjedhurit dhe më të mirët.”
[Sad, 45-47]

Kështu pra, kur kjo është pozita e këtij Pejgamberi të nderuar në Islam, atëherë si mund t’u atribohet ai atyre dhe si mund t’i atribohen ata (Çifutët) atij? Dhe shumë nga Muslimanët e përmendin emrin e tij kur sharjnë shtetin Çifut duke thënë: Izraeli ka bërë këtë e këtë…” dhe “Izraeli do të bëj këtë e këtë…”

Sipas mendimit tim kjo është një gjë e keqe. Madje nuk lejohet që të ekzistojë kjo gjë mes Muslimanëve dhe situata është akoma më e keqe sepse kjo është bërë një fenomen mjaft i përhapur mes tyre pa hasur kurrfarë refuzimi. Kështu që në këtë rrethanë parashtrojmë pyetjen e mëposhtme dhe po japim përgjigjen përkatëse:

A lejohet thirrja e shtetit të lig kufar të Çifutëve me emrin ‘Izrael’ ose ‘Shteti i Izraelit’ dhe pastaj t’i drejtojmë fyerjet dhe sharjet atij në emrin Izrael?

Ajo çfarë është e saktë është se kjo gjë nuk lejohet. Çifutët kanë ngritur një kurth të madh nëpërmjet të cilit ata e bënë të ligjshme të drejtën e tyre për të ngritur shtetin e tyre mu në zemër të tokave të Muslimanëve, në emrin e trashëgimisë së Ibrahimit dhe Izraelit (Ja’kubit).

Ata thurën një kurth tjetër të madh duke e quajtur shtetin e tyre Zionist: “Shteti i Izraelit”. Ky mashtrim është përhapur mes Muslimanëve dhe nuk them vetëm tek masat në përgjithësi porse edhe tek intelektualët. Ata e përdorin emrin ‘Shteti i Izraelit’ madje edhe ‘Izrael’ nëpër lajme, gazeta, revista dhe fjalimet e tyre, qoftë ai në kontekstin e një transmetimi të thjeshtë lajmesh ose në kontekstin e sharjes dhe fyerjes dhe madje edhe mallkimit.

E gjithë kjo po ndodh mes Muslimanëve dhe fatkeqësisht nuk po dëgjojmë asnjë refuzim për këtë fjalë. Allahu i ka qortuar dhe i ka mallkuar Çifutët në Kur'an në shumë vende dhe na ka lajmëruar për Zemërimin e Tij mbi ta, porse iu është drejtuar me emrin ‘el-Jehud’ dhe me emrin e atyre që mohuan mes Bijëve të Izraelit (Benu Israil) dhe jo me emrin e Izraelit, Profetit Fisnik Ja’kub, birit të Is’hakut, Profeti Fisnik i Allahut, i biri i Ibrahimit, miku (el-khalil) i Allahut, salati dhe selami i Allahut qoftë mbi të gjithë ata.

Këta Çifutë nuk kanë asnjë lidhje fetare me Profetin e Allahut, Ja’kubin (alejhis-selam), as me Ibrahimin, mikun e Allahut (alejhis-selam) dhe nuk kanë asnjë të drejtë që ta trashëgojnë fenë nga këta dy Profetë. Më saktë, kjo është e veçantë vetëm për besimtarët siç ka thënë Ai, më i Larti:

إن أولى الناس بإبراهيم للذين اتبعوه وهذا النبي والذين آمنوا والله ولي المؤمنين

 

“Vërtet nga njerëzit që janë më të afërt tek Ibrahimi janë ata që e ndoqën atë dhe këtë Profet (Muhamedin) dhe ata që kanë besuar (Muhaxhirët dhe Ensarët dhe të gjithë ata që i ndoqën në mirësi). Dhe Allahu është Ueliu (Mbrojtësi, Ndihmuesi) i beismtarëve.”
[Ali-Imran, 68]

De Ai, më i Lartësuari ka thënë ndërsa e distancon mikun e Tij, Ibrahimin, nga Çifutët, të Krishterët dhe Mushrikët:

مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

“Ibrahimi nuk ishte as Çifut dhe as i Krishterë, por ai ishte një Musliman i vërtetë Hanif (me besim të vërtetë e të pastër Islam) dhe nuk ishte prej Mushrikëve.”
[Ali-Imran, 67]

Musimanët nuk e refuzojnë faktin që Çifutët janë nga pasardhësit e Ibrahimit dhe Izraelit. Megjithatë, kanë mendimin e palëkundur se Çifutët janë armiqtë e Allahut dhe armiqtë e Pejgamberëve të Tij, siç është Muhamedi, Ibrahimi dhe Izraeli.

Muslimanët e pohojnë se nuk ka trashëgimi ndërmjet Profetëve dhe armiqve të tyre mosbesimtarë, qofshin ata Çifutë, të Krishterë, mushrikë Arabë apo të tjerë veç tyre. Kështu, ata që kanë pretendimin më të mirë për Ibrahimin dhe të gjithë profetët e tjerë janë Muslimanët, të cilët i besojnë, i duan dhe i respektojnë ata (profetët) dhe besojnë atë që iu shpall atyre nga Librat dhe Shkrimet e Shenjta dhe e konsiderojnë këtë si themel i besimit të tyre.

Kështu që Muslimanët janë trashëgimtarët e tyre dhe njerëzit që kanë pretendimin më të mirë për ta. Dhe toka e Allahut është vetëm për robërit e Tij të cilët e besojnë Atë dhe këta Pejgamberë të nderuar. Ai, më i Lartësuari, ka thënë:

ولقد كتبنا في الزبور من بعد الذكر أن الأرض يرثها عبادي الصالحون

 

إن في هذا لبلاغا لقوم عابدين

 

وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين

“Dhe vërtet Ne kemi shkruajtur në Zebur (dhe në gjithë Librat e tjerë, në Teurat, Inxhil dhe në Kur'an) pasi që e patëm shkruar më parë në Leuhul-Mahfudh se robërit e Mi të drejtë do ta trashëgojnë tokën. Vërtet që në këtë (në Kur'an) është një Mesazh i qartë për popullin që e adhuron Allahun të vetëm. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (O Muhamed) veçse si mëshirë për gjithë njerëzimin (xhinët, njerëzit dhe krejt krijesat).”
[Enbija, 105-107]

Pra, nuk ka trashëgimi në tokë, në këtë dynja për armiqtë e Profetëve e në mënyrë të veçantë Çifutët, kurse në Akhiret ata do të kenë dënim të përjetshëm në Zjarr.

Kështu që është e çuditshme kur sheh gjendjen e shumë Muslimanëve të cilët u janë nënshtruar pretendimeve të pabaza të Çifutëve gjoja ata na qenkan trashëgimtarët e tokës në Palestinë. Dhe ata polemizojnë për tempullin e Sulejmanit, që në fakt Çifutët nuk e besojnë por e akuzojnë atë (Sulejmanin) për vepra të turpshme dhe janë armiq të betuar të tij dhe të Profetëve të tjerë nga Bijtë e Izraelit. Më i Lartësuari ka thënë:

ولقد آتينا موسى الكتاب وقفينا من بعده بالرسل وآتينا عيسى ابن مريم البينات وأيدناه بروح القدس أفكلما جاءكم رسول بما لا تهوى أنفسكم استكبرتم ففريقا كذبتم وفريقا تقتلون

“A mos vallë që sa herë ju vinte ndonjë i dërguar me atë që ju nuk e dëshironit, ju bëheshit arrogantë? Disa i mohuat dhe disa i vratë.”
[Bekare, 87]

Si ka mundësi që disa prej Muslimanëve t’u nënshtrohen atyre, ndërsa grada më e ulët është nënshtrimi i tyre si miratim i heshtur për këtë pretendim të pabazë që hedhin ata. Dhe në fund, ata i quajnë ‘Izraelitë’ apo ‘Shteti i Izraelit’?

Pasha Allahun, do të vijë një ditë për shpartallimin e tyre nga Muslimanët të cilët besojnë vërtet në Muhamedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në Pejgamberët dhe në Shpalljen e tyre, në eulijatë e Allahut dhe miqtë e Profetëve dhe të Dërguarve të Tij.

Kështu që është detyrë për Muslimanët që ta marrin akiden dhe menhexhin nga Libri i Zotit të tyre dhe Suneti i Profetit të tyre dhe rrugën në të cilën ishte Pejgamberi, Shokët e tij dhe ata që e ndoqën atë në mirësi, nga Tabi’inët më të mirë dhe Imamët e Udhëzimit dhe Fesë, sepse vërtet kjo është rruga madhështore me të cilën ata mund të arrijnë fitoren mbi armiqtë e tyre dhe fuqinë, sundimin dhe nderin e tyre në këtë dynja dhe në Akhiret.

Ata duhet të largohen dhe të distancohen nga epshet, bidatet, nga hizbija e kotë dhe njerëzit e saj. Pastaj duhet të përpiqen seriozisht në përgatitjen materiale siç janë armatimet në forma të ndryshme dhe vigjilencën dhe organizimin e trupave, ashtu siç ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij:

وأعدوا لهم ما استطعتم من قوة ومن رباط الخيل ترهبون به عدو الله وعدوكم وآخرين من دونهم لا تعلمونهم الله يعلمهم وما تنفقوا من شيء في سبيل الله يوف إليكم وأنتم لا تظلمون

“Dhe përgatitni kundër tyre gjithë fuqitë që keni, bashkë me kalorsinë (përfshi tanket, avionët, raketat, artilerinë…etj.) për ta frikësuar armikun e Allahut dhe armikun tuaj…”
[Enfal, 60]

Fuqia që është përmendur në këtë ajet përfshin çdo lloj fuqie nga të gjitha llojet e armëve të cilat e fusin frikën armikut.

I Dërguari i Allahut ka thënë: “A nuk është fuqia luftim?” Dhe luftimi përshin çdo lloj arme e përdorur në luftë. Dhe është detyrë që të arrihen të gjitha këto qoftë duke i prodhuar, duke i blerë apo në ndonjë mënyrë tjetër.

U çudita në një rast tjetër kur pashë emrin e këtij Profeti Fisnik që i atribohej këtij shteti të ndyrë dhe rrenacak mbi të cilin ka rënë Zemërimi i Allahut. Kështu, kur njerëzit e përmendin dhe e shajnë, thonë “Izraeli” dhe “Shteti i Izraelit”, sikur Arabishtja, gjuha e gjerë e Islamit, të jetë ngushtuar dhe kufizuar deri në atë pikë sa ata nuk mund të gjejnë ndonjë emër tjetër përveç këtij.

Pastaj a nuk mendojnë ata për vetet e tyre nëse kjo gjë do ta kënaqte apo jo Allahun dhe të Dërguarin e Tij? Madje edhe Profeti i Allahut, Izraeli (Ja’kubi), a do të ishte i kënaqur ai me këtë apo do të ishte ofenduar, nëse do të kishte qenë i gjallë. A nuk e dinë ata se sharja dhe mallkimet që i thonë për Çifutët nën emrin e tij i drejtohen atij në një mënyrë që ata nuk e kuptojnë?

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “A nuk ju habit fakti se si Allahu më mbron nga sharjet dhe mallkimet e Kurejshve? Ata shajnë dhe mallkojnë Mudhememin ndërsa unë jam Muhamedi.” [Transmetuar nga Ahmedi, Bukhariu në Sahijhun e tij (n.3533) dhe Nesaiu.]

Kështu që si mund t’i drejtoni sharjet, mallkimet dhe ofendimet tuaja për armiqtë e Allahut drejt emrit të Profetit Fisnik, njërit nga Profetët, të Dërguarit dhe miqtë e afërt të Allahut?

Dhe nëse dikush thotë: “Kështu është përdorur edhe në Teurat.”

Ne u përgjigjemi: “Kjo u ngjan më tepër shtrembërimeve të Ehli-Kitabëve, siç ka dëshmuar Allahu kundër tyre dhe ka thënë se ata e shtrembërojnë Librin me duart e tyre dhe pastaj thonë: “Kjo është nga Allahu.”

Më saktë, Teurati i shtrembëruar përmban thënie të ndyra dhe akuza për kufër kundër Profetëve, kështu që si mund të përdoret ajo që është në Librat e tyre si argument kur gjendja e këtyre Librave është e tillë?

Ne i lutemi Allahut që t’u japë sukses të gjithë Muslimanëve në ato fjalë dhe vepra që Ai do dhe është i kënaqur me to.

Vërtet Zoti ynë e dëgjon lutjen.

 

Përktheu: Alban Malaj