Autor: Imam el-Begauij

Burimi: Me’aalim et-Tenziil, vëll.1/fq.198

 

 

هَلْ يَنْظُرُونَ إِلا أَنْ يَأْتِيَهُمُ اللَّهُ فِي ظُلَلٍ مِنَ الْغَمَامِ وَالْمَلائِكَةُ وَقُضِيَ الأمْرُ

“E çfarë presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu në hijet e reve, bashkë me melaiket?! Atëherë merr fund puna!” [el-Bekarah, 210]

 

Tha Imam el-Begauij – rahimehUllah – në shpjegimin e këtij ajeti:

“Parësore për këtë ajet dhe të ngjashmit me të, është që njeriu duhet t’i besojë ato ashtu siç janë, dhe dijen e tyre duhet t’ia lërë Allahut të Lartësuar, si dhe të besojë që Allahu i Lavdishëm është i pastër nga të paturit cilësi të krijesave, e pikërisht këtë rrugë kanë ndjekur imamët e Selefëve dhe dijetarët e Sunetit.

 

Ka thënë Kelbiu: “Kjo është prej fshehtësive për të cilat nuk jepet shpjegim. Mek`huli, Zuhriu, Euzaiu, Ibnul-Mubarak, Sufjan eth-Theurij, Lejth Ibën Sa’di, Ahmedi dhe Is`haku thoshin për këtë ajet dhe të ngjashmit me të: “Lërini ashtu siç kanë ardhur, pa folur për mënyrën apo trajtën e tyre.”

 

Ka thënë Sufjan Ibën ‘Ujejneh: “Për çdo cilësi, me të cilën Allahu e ka cilësuar Veten e Tij në Librin e Tij, tefsiri i saj duhet të jetë leximi dhe heshtja, dhe askujt nuk i lejohet që të japë shpjegime për të, përveç Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.””

 

Përktheu: Alban Malaj