Autor: Abdur-Rahman Bin Nasir es-Sadij

Burimi: Tejsirul Kerimi Rrahman, fq. 292

 

Allahu i Lartësuar thotë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَصْلِحُوا ذَاتَ بَيْنِكُمْ ۖ وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

“Frikësojuni Allahut dhe përmirësoni marrëdhëniet mes jush; dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë.” el-Enfal, 1

____________________________________

Shejkh Abdur-Rahman es-S’adij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Frikësojuni Allahut”, do të thotë: duke iu bindur urdhrave të Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

Dhe përmirësoni marrëdhëniet mes jush” d.m.th. përmirësojeni atë që është midis jush, si: urrejtja, ndarjet dhe zënkat, me miqësi, dashuri dhe lidhje të ndërsjella me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, arrihet  bashkimi juaj dhe largohen gjërat që vinë si pasojë e shkëputjes së lidhjeve, si: grindjet, zënkat dhe konfliktet. Gjithashtu, në përmirësimin e marrëdhënieve përfshihet edhe përmirësimi e moralit me ta dhe falja ndaj atij që ka gabuar, sepse me këto largohen shumë prej gjërave që janë në zemra, si: urrejtja dhe armiqësia.

E, ajo që i përmbledh të gjitha këto është fjala e Tij: “Binduni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë,”sepse besimi fton për në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ndërsa ai që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk është besimtar.

Ndërsa ai që e ka të mangët bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai këtë mangësi e ka për shkak të mangësisë në imanin e tij.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi