Autor: Abdur-Rahman bin Nasir es-Sadij

Burimi: Tejsirul Kerijmi Rrahman, fq. 535

 

 

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۚ وَاللَّـهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ﴾

“Sigurisht se ata që dëshirojnë të përhapet e keqja mes atyre që kanë besuar, ata do të kenë dënim të dhimbshëm në dunja dhe në botën tjetër”. En-Nur, 19

____________________________________________

Shejkh Abdu-Rrahman es-Sadij në tefsirin e këtij ajeti fisnik thotë:

Fjala e Tij:

﴿إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ ﴾

“Sigurisht se ata që dëshirojnë të përhapet e keqja...”

D.m.th. gjërat e neveritura, të shëmtuara dhe të mëdha. Pra, ata dëshirojnë që të përhapet e keqja.

﴿ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ ﴾

“...mes atyre që kanë besuar, ata do të kenë dënim të dhimbshëm...”

D.m.th. i dhimbshëm për zemrën dhe për trupin, dhe kjo për shkak të mashtrimit që ai u bën vëllezërve të tij Muslimanë; ua dëshiron të keqen atyre dhe ka guxim për të shkelur nderin e tyre. Përderisa ky kërcënim është për atë që dëshiron vetëm përhapjen e të keqes dhe kjo dëshirë ka zënë vend në zemrën e tij, po si vete puna me atë që është më e madhe se kjo, e që është shfaqja dhe përcjellja e kësaj të keqeje?! Pa marrë parasysh a ka ndodhur e keqja apo nuk ka ndodhur.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi