[1] Kurtubiu – Allahu e mëshiroftë – në komentimin e këtij ajeti:

﴿وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ﴾

“Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë.” En-Neml, 88

Thotë: “el-Kushejrij ka thënë: ‘Kjo do të ndodhë në Ditën e Kijametit...”

Burimi: El-Xhamiu li Ahkamil Kuran, vëll. 16, fq. 221

 

 

[2] Ibën Kethiri – Allahu e mëshiroftë – thotë:

“Fjala e Allahut të Lartësuar: “Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë.” Do të thotë: ti i shikon me sy se ato janë të qëndrueshme e të palëkundshme, kurse ato lëvizin siç lëvizin retë. Që do të thotë se ato do të shkulen nga vendi i tyre. Siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿يَوْمَ تَمُورُ السَّمَاءُ مَوْرًا ﴿٩﴾ وَتَسِيرُ الْجِبَالُ سَيْرًا ﴾

“Atë ditë kur qielli të lëkundet fort. E kodrat të lëvizin furishëm.” Et-Tur, 9-10

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْجِبَالِ فَقُلْ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسْفًا  فَيَذَرُهَا قَاعًا صَفْصَفًا  لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجًا وَلَا أَمْتًا ﴾

“Ata të pyesin ty për kodrat, e ti thuaj: “Zoti im do t’i shkatërrojë ato dhe do t’i bëjë grimca pluhuri që shpërndahen. Dhe Ai do ta bëjë tokën të rrafshët dhe pa bimë sipër saj. E nuk do të shohësh në të as ultësira dhe e lartësira.” Taha, 105-107

 

Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَيَوْمَ نُسَيِّرُ الْجِبَالَ وَتَرَى الْأَرْضَ بَارِزَةً وَحَشَرْنَاهُمْ فَلَمْ نُغَادِرْ مِنْهُمْ أَحَدًا﴾

“Dhe (përkujto) atë Ditë kur do t’i bëjmë kodrat të lëvizin, dhe tokën e sheh të rrafshët (pa male, ndërtime, pemë, ujë, etj.) dhe Ne i tubojmë (i ringjallim) ata e nuk lëmë asnjë prej tyre pa e tubuar.” El-Kehf, 47

Burimi: Tefsirul Kuranil Adhim, vëll. 4, fq. 217

 

 

[3] Muhamed el-Emin esh-Shenkiti – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:

“Pra fjala e Tij:

﴿وَتَرَى الْأَرْضَ بَارِزَةً﴾

“...dhe tokën e sheh të rrafshët (pa male, ndërtime, pemë, ujë, etj.)...” el-Kehf, 47

Sepse nuk do të mbetet në sipërfaqen e saj as edhe një mal.

I Lartësuari ka thënë:

﴿وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ﴾

“Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato (do të) lëvizin si retë.” En-Neml, 88

Thamë më parë se vërtetimi me të cilin argumentohet Kurani është se kjo do të ndodh Ditën e Kijametit dhe se kodrat do të lëvizin midis qiellit dhe tokës ashtu siç lëvizin retë.”

Burimi: Aduaul Bejan fi Idahil Kurani bil Kuran, vëll. 7, fq. 816

 

Gjithashtu, Shenkiti në një vend tjetër thotë:

“...sepse të gjitha ajetet në të cilat përmendet lëvizja e kodrave, të gjitha tregojnë se kjo do të ndodhë në Ditën e Kijametit. Siç është Fjala e Tij, të Lartësuarit:

﴿يَوْمَ تَمُورُ السَّمَاءُ مَوْرًا وَتَسِيرُ الْجِبَالُ سَيْرًا ﴾

“Atë ditë kur qielli të lëkundet fort. E kodrat të lëvizin furishëm.” Et-Tur, 9-10

Fjala e Tij, të Lartësuarit:

﴿وَيَوْمَ نُسَيِّرُ الْجِبَالَ وَتَرَى الْأَرْضَ بَارِزَةً ﴾

“Dhe (përkujto) atë Ditë kur do t’i bëjmë kodrat të lëvizin, dhe tokën e sheh të rrafshët (pa male, ndërtime, pemë, ujë, etj.)...” El-Kehf, 47

Fjala e Tij, të Lartësuarit:

﴿وَسُيِّرَتِ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا﴾

“E kur kodrat të lëvizin (nga vendi i tyre) e të bëhen pluhur.” En-Nebe, 20

Fjala e Tij, të Lartësuarit:

﴿وَإِذَا الْجِبَالُ سُيِّرَتْ﴾

“E kur kodrat të lëvizin.” Et-Tekuir, 3

Burimi: Aduaul Bejan fi Idahil Kurani bil Kuran, vëll. 6, fq. 490 

 

 

[4] Hamud et-Tuejxhrij – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:

“Disa (dijetarë) bashkëkohorë janë argumentuar me këtë ajet – sipas pretendimeve të tyre – për të treguar për lëvizjen e tokës dhe rrotullimin e saj përreth diellit, e ajo është Fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ﴾

“Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato (do të) lëvizin si retë.” En-Neml, 88

Kjo që thonë ata është ilhaad (shtrembërim dhe keqinterpretim) i ajeteve të Allahut të Lartësuar dhe ndryshim i kuptimit të fjalëve, sepse ajeti ka ardhur në kontekstin ku përmendet ajo që do të ndodhë Ditën e Kijametit dhe Allahu e ka sqaruar këtë me Fjalën e Tij:

﴿وَيَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاءَ اللَّـهُ ۚ وَكُلٌّ أَتَوْهُ دَاخِرِينَ﴾

“Dhe (përkujto) Ditën kur i fryhet Surit, e të frikësohen ata që janë në qiell dhe ata që janë në tokë, me përjashtim të atyre që do Allahu (të mos frikësohen) dhe t'i vijnë Atij të gjithë të nënshtruar.” En-Neml, 87

Pas këtij ajeti ka thënë:

﴿وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ ۚ صُنْعَ اللَّـهِ الَّذِي أَتْقَنَ كُلَّ شَيْءٍ ۚ إِنَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَفْعَلُونَ ﴿٨٨﴾مَن جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ خَيْرٌ مِّنْهَا وَهُم مِّن فَزَعٍ يَوْمَئِذٍ آمِنُونَ﴿٨٩﴾ وَمَن جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَكُبَّتْ وُجُوهُهُمْ فِي النَّارِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ﴾

“Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato (do të) lëvizin si retë. Kjo është vepër e Allahut i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai e di me hollësi atë që veproni ju. Ai që vjen me një vepër të mirë, shpërblimin e kësaj vepre do ta gjejë (tek Allahu ditën e Gjykimit) dhe do të jenë të siguruar prej lemerisë së asaj Dite. Kurse ai që vjen me një vepër të keqe, do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në Zjarr. (Atë ditë do t’u thuhet atyre): “Ju nuk shpërbleheni me tjetër, përveç se, me atë që punuat.” En-Neml, 88-90

Këto ajete tregojnë se lëvizja e kodrave ashtu siç lëvizin retë, do të ndodhë Ditën e Kijametit, e jo në dunja.

Burimi: Mexhmu’u Muel-lefat et-Tuejxhrij, vëll. 3, fq. 398-399

 

 

[5] Shejkh Abdul-Aziz ibën Bazi – Allahu e mëshiroftë – është pyetur:

Pyetje: Njëri pyet për ajetin fisnik në Suren en-Neml: “Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato (do të) lëvizin si retë. Kjo është vepër e Allahut i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai e di me hollësi atë që veproni ju.” Siç vazhdon ajeti?

Përgjigje: Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit. Kodrat do të lëvizin ashtu siç lëvizin retë në Ditën e Kijametit, siç ka thënë i Madhëruari dhe i Lartësuari:

﴿وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْجِبَالِ فَقُلْ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسْفًا﴾

“Ata të pyesin ty për kodrat, e ti thuaj: “Zoti im do t’i shkatërrojë ato dhe do t’i bëjë grimca pluhuri që shpërndahen.” Taha, 105

Dhe në ajetin tjetër:

﴿وَسُيِّرَتِ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا﴾

“E kur kodrat të lëvizin (nga vendi i tyre) e të bëhen pluhur.” En-Nebe, 20

Pra, Ditën e Kijametit, e nuk është në këtë dunja. Kodrat në dunja janë të palëvizshme e të qëndrueshme. Allahu i ka ngulitur dhe i ka bërë shtylla për tokën në këtë dunja.  Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿وَأَلْقَىٰ فِي الْأَرْضِ رَوَاسِيَ أَن تَمِيدَ بِكُمْ﴾

“...dhe Ai e bëri tokën me kodra të larta në mënyrë që mos të dridhet...” Lukman, 10

Pra, ka vënë kodra që toka të mos dridhet poshtë jush. Kurse në Ditën e Kijametit kodrat do të lëvizin, do të zhvendosen. Siç ka thënë i Lartësuari:

﴿وَسُيِّرَتِ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا﴾

“E kur kodrat të lëvizin (nga vendi i tyre) e të bëhen pluhur.” En-Nebe, 20

Po ashtu, ka thënë i Lartësuari:

﴿وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْجِبَالِ فَقُلْ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسْفًا  فَيَذَرُهَا قَاعًا صَفْصَفًا  لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجًا وَلَا أَمْتًا ﴾

“Ata të pyesin ty për kodrat, e ti thuaj: “Zoti im do t’i shkatërrojë ato dhe do t’i bëjë grimca pluhuri që shpërndahen. Dhe Ai do ta bëjë tokën të rrafshët dhe pa bimë sipër saj. E nuk do të shohësh në të as ultësira dhe as lartësira.” Taha, 105-107

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 27, fq. 323-324

 

 

[6] Shejkh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – në komentimin e këtij ajeti ka thënë:

Pra, Fjala e Allahut të Lartësuar që thotë:

﴿وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ﴾

“Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë.” En-Neml, 88

Pra, kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit dhe nuk ka dyshim për këtë! Kurse ai që e komenton këtë ajet se kjo po ndodh në dunja dhe se është argument se toka rrotullohet, ka ndërruar kuptimin e këtyre fjalëve dhe ka folur për Allahun pa dije.”

Burimi: Likaul Babil Meftuh, 158

 

 

[7] Shejkh Salih el-Feuzan – Allahu e ruajttë – është pyetur:

Pyetja: Dikush thotë se kodrat lëvizin në kohën tonë dhe argumentohet me Fjalën e Allahut, të Lartësuarit: “Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë,” kjo fjalë të cilën e thotë ky, a konsiderohet prej atyre që e komentojnë Kuranin me mendimin e tyre?

Përgjigje: Po! Ky është gënjeshtar! Flet për Allahun pa dituri. Ajetet që thonë:

﴿وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ﴾

“Ti i shikon kodrat (malet) dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë.” En-Neml, 88

Kjo do të ndodhë në Ditën e Kijametit, e nuk ndodh tani. Kodrat tani janë të palëvizshme dhe janë shtylla të tokës.

﴿وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ شَامِخَاتٍ﴾

“Dhe Ne kemi vendosur kodra të forta e të larta...” el-Murselat, 27

A ecin kodrat? Jo, nuk ecin. Ato janë të palëvizshme. Ai që e thotë këtë fjalë flet për Allahun pa dituri dhe kjo fjalë është komentim i Kuranit me teori. Kurani komentohet me Kuran, ose me Sunnetin, ose me fjalët e Sahabëve, ose me fjalët e Tabi’inëve. Këto janë metodat e komentimit të Kuranit. Kurani nuk komentohet me mendimet e njerëzve dhe me teori (shkencore), sepse Kurani është Fjala e Allahut. Ai që e komenton atë duke i dhënë një kuptim tjetër, flet për Allahun pa dije; të thotë se Allahu me këtë (ajet) ka për qëllim këtë, kurse ai me këtë që thotë po gënjen.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

 

[8] Komision i Përhershëm për Fetva është pyetur:

Pyetje: Cili është gjykimi i Sheriatit për tefsiret (komentimet) të cilat quhen tefsire shkencore? Dhe sa është hapësira e ligjëruar me Sheriat për ndërlidhjen e ajeteve të Kuranit me disa eksperimente shkencore, sepse janë shtuar polemikat rreth këtyre meseleve?

Përgjigje: E gjithë lavdia dhe falenderimi i takon Allahut; lëvdata dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.

Më tej:

Nëse këto janë nga lloji i tefsireve të cilat e komentojnë Fjalën e Tij, të Lartësuarit:

﴿أَوَلَمْ يَرَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ كَانَتَا رَتْقًا فَفَتَقْنَاهُمَا وَجَعَلْنَا مِنَ الْمَاءِ كُلَّ شَيْءٍ حَيٍّ أَفَلَا يُؤْمِنُونَ﴾

“A nuk e din ata që mohuan (qafirat) se qiejt dhe toka ishin bashkë, e Ne i ndamë ato të dyja dhe nga uji krijuam çdo gjë të gjallë. A nuk po besojnë?” El-Enbija, 30

Se toka ka qenë e bashkuar me diellin dhe ka qenë pjesë e saj, dhe për shkak të rrotullimit të shpejtë të diellit, toka u nda nga dielli, pastaj sipërfaqja e tokës u tha, kurse brendësia e saj ngeli e nxehtë, dhe u bë një nga yjet të cilët rrotullohen rreth diellit, nëse komentimi është i këtij lloji, atëherë nuk duhet t’u mbështetemi e as të bazohemi në këto komentime.

Po ashtu, tefsiret me të cilat argumentohen autorët e tyre se me Fjalën e Tij, të Lartësuarit:

﴿وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ﴾

“Ti i shikon kodrat dhe mendon se janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë.” En-Neml, 88

Se kjo na qenka argument për rrotullimin e tokës. Për arsye se këto komentime janë ndryshim i kuptimit të fjalëve dhe nënshtrim i Kuranit Fisnik ndaj asaj që quhet ‘teori shkencore’, të cilat në fakt janë mendime ose janë hamendësime dhe fantazira.

Të këtillë janë të gjitha llojet e komentimeve të cilat mbështeten në mendime dhe ide të reja, të cilat nuk kanë bazë në Kuran dhe Sunet e as në fjalët e Selefëve të umetit, për shkak se me këto komentime flitet për Allahun pa dije.

Prej Allahut vjen sukesi.

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Zëvendëskryetar i komisionit: Abdur-Rezzak el-Afifi

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

Burimi: Fetaua el-Lexhneti Daimeh, vëll. 4, fq. 180, fetvaja nr. 9247

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari