Autor: Abdur-Rahman bin Nasir es-S’adij (1307-1376 h)

Burimi: Burimi: Tejsiru Kerimi Rahman, botimi “Daru Selam”, fq. 899

 

 

Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran:

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ ﴿٩﴾

“Vërtet nëse i pyet ata, “Kush i krijoi qiejt dhe tokën”, ata do të thonë “I krijoi i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.””  [Ez-Zukhruf, 9]

 

Komentimi i Shejkh S’adit:

Allahu i Lartësuar njofton për idhujtarët se: nëse do ti pyesje (ti o Muhamed) se kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata do të thonë i krijoi Allahu i Vetëm pa ortak, i Plotfuqishmi, madhështisë të të Cilit i janë nënshtruar të gjithë krijesat, i Gjithëdijshmi për çështjet e dukshme dhe të padukshme, për të parat dhe të fundit.

E duke qenë se idhujtarët e pranojnë këtë, atëherë si i përshkruajnë Atij fëmijë, bashkëshorte dhe ortak?!

Si i bëjnë Atij ortak diçka që as nuk krijon e as nuk furnizon, as nuk merr jetë e as nuk jep jetë?!

 

Përktheu: Altin Dallashi