Autor: Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij

 

 

Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Pyetësi thotë: Shpresojmë nga shejkhu i nderuar që të na sqarojë përkufizimin e Ehli Sunetit dhe xhematit për imanin, dhe se a janë veprat pjesë e imanit?

 

Përgjigje: Çuditem nga kjo pyetje pasha Allahun! Pasha Allahun çuditem jashtë mase! A mendoni se ne besojmë që veprat nuk janë pjesë e imanit?! Allahu i shëmtoftë gënjeshtarët shpifarakë, pasha Allahun ata gënjejnë dhe shpifin ndaj nesh, pasha Allahun këta që gënjejnë ndaj nesh nuk kanë lidhje fare me Sunetin. Ata nuk janë tjetër veçse prej njerëzve të dalaletit dhe ëndjeve dhe pasha Allahun pikërisht ata e luftojnë menhexhin e selefëve – Allahu ju bekoftë –.

 

Ne e adhurojmë Allahun duke thënë se Imani është: fjalë, punë dhe besim, shtohet me bindje (ndaj Allahut) dhe pakësohet me gjynahe, për këtë argumenton Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij, kështu që ky rregull dhe ky përkufizim i Ehli Sunetit është halë në fytet e murrxhive, khauarixhëve dhe mutezilive.

 

Ky përkufizim bazohet në argumente të panumërta nga Libri Allahut dhe nga Suneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –. Pra, për këtë (përkufizim) argumenton Libri Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij, në këtë ecën Sahabët, tabi’inët dhe imamët e Islamit deri sot e kësaj dite. Ne jemi edukuar me këtë (përkufizim) thërrasim në të, e mbrojmë atë, dhe e luftojmë çdokënd që e kundërshton atë, edhe nëse ai që e lufton atë pretendon çfarë pretendon.

 

Pra imani është: fjalë, punë dhe besim, shtohet me bindje ndaj Allahut dhe pakësohet me gjynahe, për këtë ju mjaftojnë juve librat e shumtë që u shkruan si refuzim kundër khauarixhëve, mutezilive dhe murxhive dhe fraksioneve të tyre.

 

Ndër këto shkrime është ajo që ka shkruar Imam Bukhari – Allahu e mëshiroftë – në fillim të sahihut të tij “Libri i Imanit”. Ai solli argumente të shumta nga Kurani dhe Suneti që vërtetojnë se punët janë prej imanit, e gjithë kjo si refuzim kundër murrxhive, pra ne me këtë jemi edukuar dhe e luftojmë irrxhan sikurse i luftojmë devijimet e tjera.

 

Vijnë disa njerëz injorantë, të devijuar, armiq të Sunetit dhe thonë për ne se jemi murrxhi!! Allahu i vraftë. Ata për mendimin tim në temën e gënjeshtrës janë më të ndyrë se Khauarixhët dhe Rafidit, duan apo nuk duan ata, e them këtë sepse ata janë më gënjeshtarë se Rafiditë kundër Ehli Sunetit, kanë më shumë urrejtje kundër Ehli Sunetit, shpifin dhe gënjejnë më shumë kundër Ehli Sunetit, e megjithatë ata veshin petkun e Sunetit duke gënjyer e duke mashtruar njerëzit (kinse ata janë Ehli Suneti). Porse ata nuk janë nga Ehli Suneti, sepse nëse ata do të kishin diçka prej Sunetit atëherë nuk do e luftonin Ehli Sunetin duke e njollosur, duke gënjyer dhe duke shpifur. Pasha Allahun ne i kemi sqaruar gënjeshtrat e tyre. Ata e kanë pikënisjen nga gënjeshtra, pastaj rrotullohen në vorbullën e gënjeshtrave e nuk dalin prej saj. Pasha Allahun ne i kemi korrur duke i rrafshuar ata me argumente dhe fakte si dhe kemi sqaruar gënjeshtrat e tyre.

Udhëheqësi i tyre është Hadad gënjeshtari. Unë kam sqaruar se ai në një pjesë të librit të tij ka gënjyer njëqind e njëzetë herë. Hadadijet e devijuar u kacavarën pas këtij libri, pastaj erdhi Bashmil gënjeshtari, shpifaraku, unë prapë i sqarova gënjeshtrat dhe devijimet e tij në librin “Shfarosja e batilit të Bashmilit” kështu që kthehuni tek ky libër sepse Bashmili është armik i betuar i Sunetit, pastaj erdhi Falih el-Harbij, ata e përqafuan (Falihun) dhe ai i përqafoi ata dhe e goditi Ehli Sunetin me gënjeshtra dhe shpifje, thotë se ne jemi murrxhi.

Ata janë më të poshtër se murrxhiat – pasha Allahun – murrxhiat janë më të mirë dhe më të ndershëm se këta – edhe pse janë të devijuar – ata janë më të mirë se këta gënjeshtarë.

O vëllezër gënjeshtra është më e ndytë se bidati, dhe gënjeshtari sipas Ehli Sunetit është më i fëlliqtë sesa bidatçiu, prej bidatçiut (lejohet) të transmetohet, (dijetarët) transmetuan nga Kaderitë, transmetuan nga Murrxhitë, transmetuan edhe nga fraksionet e tjera të bidatçinjve, përderisa bidati i tyre nuk ishte kufër dhe bidatçiu nuk ishte gënjeshtar.

 

Nëse ndonjë gënjeshtar i përkatësohet Sunetit atëherë ai është më i keq sesa pasuesit e bidatit.

Nga ky aspekt Ibën Adij – Allahu e mëshiroftë – në librin e tij “El-Kamil” renditi rreth njëzet e nëntë kapituj për gënjeshtarët dhe një kapitull për bidatçinjtë.

Ehli Suneti e pranoi transmetimin e bidatçinjve të sinqertë e që nuk thërrisnin në bidatet e tyre.

Ndërsa këta hadadinj konsiderohen prej thirrësve në bidat, ata sollën parime të cilat i kundërshton Islami, këto parime e luftojnë Sunetin dhe menhexhin e Selefëve.

Ata folën kundër Imamëve të Islamit. Hadadi e filloi me Ibën Tejmijen të parin pastaj me Ibën ebil-Izz të dytin dhe me Ibën Kajimin, edhe vazhduan kështu.

Nëse ndonjëri nga EhliSuneti do ndonjë prej këtyre (Imamëve) ata flasin kundër tij, ata gjithashtu flasin edhe kundër dijetarëve bashkëkohorë. Ata folën kundër shejkh Ahmed en-Nexhmij, kundër shejkh Zejdit në krahinën e jugut. Atëherë kush e zbaton Sunetin?

Ata folën kundër dijetarëve te Mekkes dhe të Medines. Atëherë kush e zbaton Sunetin?

 

Luftë kundër Sunetit, folën kundër çdo selefiu i cili nuk pajtohet me hadadijtë, ata folën kundër të gjithë këtyre dhe e prishën imazhin e tyre, shpërfytyruan parimet e tyre dhe sollën parime të prishura të cilat i kundërvihen menhexhit të Selefëve. Pra, ata mbështesin Ikhuanët, madje ata janë më të këqinj se Ikhuanul Musliminët. Ata u shërbejnë të gjithë bidatçinjve dhe nga ana tjetër luftimi i Ehli Sunetit është objektivi i tyre; si është e mundur o vëllai im mos të lësh asnjë selefij?! Pesë-gjashtë në Mekke dhjetë në Medine, në të gjithë dunjanë nuk i lanë rehat selefijtë as në Mekke, as në Medine, as në Taif, as në Xhideh, çdokush prej selefijve që kontribuon për të mira dhe e mbron Sunetin ata e luftojnë, a janë këta prej Ehli Sunetit?!

 

Thonë: gënjeu, gënjeu..., gjykojnë kundër tyre duke u bazuar në gënjeshtra, shpifin kundër tyre, prej këtyre shpifjeve është akuzimi i tyre ndaj nesh se jemi murrxhia sipas këtyre shpifarakëve, porse pasha Allahun ata nuk e luftojnë irrxhanë dhe atyre nuk i’u besohet asnjë gjë kurrën e kurrës. Ata e nxorën irrxhanë si armë kundër Ehli Sunetit sepse ata (Ehli Suneti) sqaruan devijimet e tyre dhe devijimet e udhëheqësve dhe të parëve të tyre, kështu ata e zhveshën shpatën e irrxhasë, shpatën e gënjeshtrës dhe shpatën e poshtërsive kundër Ehli Sunetit.

 

Pra ruhuni prej tyre! Dhe kush është mashtruar prej tyre le të ketë frik Allahun në veten e tij sepse pasha Allahun çështja e tyre u sqarua plotësisht prandaj askush nuk ka justifikim apo pështjellim.

 

Nuk ka dyshim se ata janë gënjeshtarë të mëdhenj, gënjeshtarë të mëdhenj, gënjeshtarë të mëdhenj, dhe çdo ditë Allahu i demaskon ata duke ua nxjerr gënjeshtrat. Pasha Allahun disa qafira turpërohen nga gënjeshtra ndërsa këta nuk turpërohen!!

 

Dhe sikurse kam sqaruar gënjeshtrat e elitës së tyre, tradhtitë e tyre, ata e shtuan kacavirrjen pas tij, pas parimeve të tij dhe pas batilit të tij.

Ku janë mendjet?!! Ku është feja?!! Ku është morali?!!

Pra kuptojini ata dhe ruhuni prej tyre dhe paralajmëroni njerëzit prej devijimeve dhe sherrit të tyre – Allahu ju dhëntë sukses –.

 

Pra ne e adhurojmë Allahun me atë që gjendet në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – në besim, në dispozita, në lidhje me hallallin dhe haramin, gjynahet e vogla dhe të mëdha, në degët e Islamit dhe Imanit: ne thërrasim te të gjitha këto dhe japim jetën për to.

 

Atëherë si qenkemi ne murrxhia?! Kur ne e luftojmë irrxhanë dhe devijimet e tjera, ndërsa ai që e përjashton punën ne ia sqarojmë atij dhe ftojmë në hak atëherë si qenkemi murrxhia?!

Allahu i vraftë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi