Autor: Sulejman bin Selimullah Ruhejli

 

 

Banorët e zjarrit kur të jenë në zjarr do ta dëshirojnë vdekjen dhe do të thërrasin:

وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ ۖ قَالَ إِنَّكُم مَّاكِثُونَ ﴿٧٧﴾

 

“Ata do të thërrasin: “O Malik (ruajtësi i Xhehenemit)! Le të na japë fund Zoti yt.” Ai do t’u thotë: “Sigurisht që ju do të qëndroni aty përgjithmonë.” [Zukhruf 77]

 

Dijetarët thonë: kur banorët e Zjarrit do ta thërrasin Malikun, ruajtësin e Zjarrit,  dhe do t’i thonë: “Le të na japë fund Zoti yt”, ai nuk ju përgjigjet atyre për njëmijë vjet, ndërkohë që presin përgjigjen, ata vuajnë nga kjo pritje, pastaj atyre iu vjen përgjigja si rrufe: “Sigurisht që ju do të qëndroni aty përgjithmonë.”

Pasi t’i humbasin shpresat nga Ruajtësi i Zjarrit, atëherë do e thërrasin Allahun – Azze ue Xhel-le –:

وَهُمْ يَصْطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَا أَخْرِجْنَا نَعْمَلْ صَالِحًا غَيْرَ الَّذِي كُنَّا نَعْمَلُ ۚ أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَاءَكُمُ النَّذِيرُ ۖ فَذُوقُوا فَمَا لِلظَّالِمِينَ مِن نَّصِيرٍ ﴿٣٧﴾

“Në Zjarr ata do të klithin: “O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu që të punojmë punë të mira, jo si ato që kemi bërë.” Ai u thotë: “A nuk u dhamë Ne juve jetë të mjaftueshme, saqë kushdo që përkujtohej kishte mundësi të punonte? Edhe këshilluesi (Muhamedi) ju erdhi. Shijojeni pra dënimin me Zjarr! Për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmës.” [El-Fatir 37]

                                                                                                        

Dhe përgjigja për thirrjet e tyre do të jetë:

اخْسَئُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ

“Aty qëndroni të poshtëruar, dhe mos më flisni.” [El-Mu’minun 108]

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi