Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi Umejr el-Medkhali
Pyetje: Një person thotë se punon si ciceron turistësh dhe ka një rrogë të caktuar. Kur ai del me turistët, ata i japin lekë (si bakshish). A i lejohet që t’i marr ato?
Shejkh Rabij: Çfarë është turizmi?! Çfarë objektivash ka?! Ne nuk e njohim këtë turizëm. Pra, (turizëm) është që të vijnë me të disa gra turiste që janë të zhveshura dhe të dërgohen nëpër vendet e kërcimit e vallëzimit dhe vendet e dramave!
Pyetësi: Ndoshta ka për qëllim gjurmët.
Shejkh Rabij: Gjurmët e bidateve dhe belave? Çfarë gjurmësh? Ata që janë të zellshëm në kërkimin e gjurmëve arkeologjike janë njerëz të besëtytnive. Gjurmët e varreve, shpellave, devesë, etj., gjëra që i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe Sahabët nuk u kanë kushtuar rëndësi fare dhe as që kanë thirrur për tek këto gjëra, as i vepruan këto e as urdhëruan për këto, aspak. Ata merren me këto gjëra duke ndjekur rrugën e të Krishterëve për kujdesin që kanë ndaj gjurmëve arkeologjike.
Sahabët nga imani që kishin për shpalljen dhe Teuhidin, kur vdiste një sahabi e varrosnin dhe mbaronte çështja me kaq. U harrua. E harruan atë. Mbaroi kjo punë dhe ai shkoi në Xhenet tek Zoti i tij. Ky është nderimi. Ku janë varrezat e Sahabëve?! Nëse ata do t’u kushtonin rëndësi gjurmëve arkeologjike dhe në Sheriat sikur t’i kushtohej rëndësi gjurmëve arkeologjike, ma shaa Allah, çdo varr i Sahabëve do të shquhej e do të njihej.
Prandaj, një sufist thotë – porse është besnik që e thotë të vërtetën, ma shaa Allah – në një libër të tij në (lëmin) e hadithit, quhet “el-Hut” apo diçka e tillë, më pëlqeu fjala e tij ku thotë: “Shumica e varreve të Sahabëve apo të gjithë varret e Sahabëve, nuk dihen se ku janë në Bekië (varrezat afër xhamisë së Pejgamberit – alejhi salatu ue selam).”
Tani vjen te këta kasnecët (tellallët) e të thotë ky është varri i filanit, ky është varri i filanit. Prej nga e more vesh ti këtë?! Edhe ata që janë varrosur në Bekië, shumë prej tyre apo të gjithëve, nuk u dihen varret e tyre përveç varrit të Uthmanit – radijAllahu ‘anhu – përafërsisht.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari