Shejkh Feuzan

Burimi: It'haful Karij bi talikat ala sherhi suneh lil Berbaharij, vell:2 Fq: 249

 

Autori (imam Berbaharij) Allahu e mëshiroftë thotë: ka thënë Imam Malik bin Enes Allahu e mëshiroftë: "Kush i përmbahet sunetit dhe nuk dëmtohen prej tij shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj vdes, ai do të jetë me të Dërguarit, besnikët, dëshmorët dhe me njerëzit e mirë, edhe nëse ka mangësi në punën e tij".


Shejkh Salih el Feuzan (Allahu e ruajtë) :

Fjala e imam Malik bin Enes Allahu qoftë i kënaqur prej tij: "Kush i përmbahet sunetit dhe nuk dëmtohen prej tij shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj vdes, ai do të jetë me të Dërguarit, besnikët, dëshmorët dhe me njerëzit e mirë, edhe nëse ka mangësi në punën e tij".

Kush i përmbahet sunetit: sunetit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me dije, punë dhe besim, dhe vdes në këtë gjendje, dhe nuk cënohen prej tij shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk i fyen ata ose ndonjërin prej tyre, ai do të jetë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe me njerëzit e mirë, sepse ai e pason Allahun dhe të Dërguarin e Tij, thotë i Madhëruari :

وَمَن يُطِعِ اللَّـهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَـٰئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّـهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ ۚ وَحَسُنَ أُولَـٰئِكَ رَفِيقًا

"E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata"!
[en-Nisa: 69].

Fjala e tij: “nuk cënohen prej tij shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”, nuk i cilëson ata me mangësi e as nuk i fyen ata.
Thotë Allahu i Madhëruar:

وَالَّذِينَ جَاءُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُون

"Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë" dmth: Sahabëve Muhaxhirët dhe Ensarët 

وَالَّذِينَ جَاءُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ

"Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim, dhe mos lejo në zemrat tona kurrfarë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i Butë, Mëshirues!” [El-Hashr:10]


Për këtë ka thënë Shejkhul Islam Ibn Tejjmije (Allahu e mëshiroftë) në “Akiden Uasitijeh”: "Prej bazave të Ehli suneh uel xhemah është: Shpëtimi i zemrave dhe i gjuhëve te tyre prej shokëve të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem", pastaj përmendi ajetin:

وَالَّذِينَ جَاءُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا

"Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, na fal neve"

Këtu është shpëtimi i gjuhëve


لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ

"vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim, dhe mos lejo në zemrat tona kurrfarë urrejtje"

Këtu është shpëtimi i zemrave kundrejt shokëve të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem .

Fjala e tij: "edhe nëse ka mangësi në punën e tij"  edhe nëse i ndodh që të ketë mangësi në vepër, vërtet Allahu ia fal atij që do, thotë i Madhëruari:

إِنَّ اللَّـهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِاللَّـهِ فَقَدِ افْتَرَىٰ إِثْمًا عَظِيمًا

"S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të dojë"
[en-Nisa:48]

 

Përktheu: Muhamed Kallashi.