Autor: Shejkh Ahmed en-Nexhmij

 

 

Kapitulli i parë: Vlera madhështore e Teuhidit dhe gjynahet që fshin ai

 

Fjala e Allahut të Lartësuar:

الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَئِكَ لَهُمُ الأمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ (٨٢

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” el-En’am, 82

 

Nga ‘Ubadeh Ibnus-Samit – radij-Allahu ‘anhu – i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

مَنْ شَهِدَ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ : وَأَنَّ عِيسَى عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ ، وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ ، وَأَنَّ الْجَنَّةَ حَقٌّ وَأَنَّ النَّارَ حَقٌّ ، أَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ عَلَى مَا كَانَ مِنَ الْعَمَل

“Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pa ortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se ‘Ijsa është rob dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.”

E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi. [1]

 

Dhe në hadithin e ‘Itbanit që e kanë transmetuar të dy ata:

فَإنَّ اللهَ حَرَّمَ عَلَى النَّارِ مَنْ قالَ: لا إلَهَ إلا اللهُ، يَبْتَغِي بِذَلِكَ وَجْهَ اللهِ

“Se me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë La ilahe il-lAllah, duke dashur me të Fytyrën e Allahut.” [2]

 

Dhe nga Ebij Se’id el-Khudrij – radij-Allahu ‘anhu –, nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, i cili ka thënë:

قَالَ مُوسَى عَلَيْهِ السَّلَامُ : يَا رَبِّ عَلِّمْنِي شَيْئًا أَذْكُرُكَ بِهِ وَأَدْعُوكَ بِهِ قَالَ : يَا مُوسَى قُلْ : لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ قَالَ : يَا رَبِّ كُلُّ عِبَادِكَ ، يَقُولُ هَذَا قَالَ : قُلْ : لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ قَالَ : لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ يَا رَبُّ ، إِنَّمَا أُرِيدُ شَيْئًا تُخُصُّنِي بِهِ قَالَ : يَا مُوسَى لَوْ كَانَ السَّمَاوَاتُ السَّبْعُ ، وَعَامِرُهُنَّ غَيْرِي ، وَالْأَرَضِينَ السَّبْعُ فِي كِفَّةٍ ، وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ فِي كِفَّةٍ مَالَتْ بِهِنَّ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ

“Tha Musa: “O Zot, më mëso një gjë me të cilën të të bëj dhikër dhe të të lutem me të.”

Ai (Allahu) tha: “Thuaj o Musa, La ilahe il-lAllah.”  

Ai (Musa) tha: “O Zot, të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.”

Ai (Allahu) tha: “O Musa, sikur të shtatë qiejt dhe ç’ka në to – përveç Meje – dhe të shtatë tokat të vendoseshin në njërën anë të peshores dhe La ilahe il-lAllah të vendosej në anën tjetër të saj, do të peshonte më shumë La ilahe il-lAllah.””

E ka transmetuar Ibën Hibbani dhe Hakimi, i cili edhe e ka saktësuar. [3]

 

Dhe ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Tirmidhiu dhe që e ka konsideruar hasen, nga Enesi, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të thotë:

قَالَ اللهُ تَعَالَى: يَا ابْنَ آَدَمَ إِنَّكَ لَو أَتَيْتَنِيْ بِقِرَابِ الأَرْضِ خَطَايَا ثُمَّ لقِيْتَنِيْ لاَتُشْرِك بِيْ شَيْئَاً، لأَتَيْتُكَ بِقِرَابِهَا مَغفِرَةً

“Ka thënë Allahu i Lartësuar: O biri i Ademit, sikur të më vish me gjynahe sa e gjithë toka plot, pastaj më takon duke mos më bërë shirk Mua asgjë, Unë do të vij ty me falje aq sa e gjithë toka.”” [4]

 

 

Shpjegimi:

 

Teuhidi ka mirësi madhështore.

 

Nga mirësia e madhe që ka ai është se asnjë vepër nuk pranohet pa Teuhid dhe robi nuk mund të jetë besimtar pa Teuhid.

 

Nga mirësia e tij e madhe është se Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – i fshin gjynahet e atij që qëndron larg të bërit shirk Allahut, sepse i Lartësuari ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلالا بَعِيدًا (١١٦

“Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, kurse të tjerat pos kësaj Ai i fal për atë që do Ai.” en-Nisaa`, 116

 

Dhe nga mirësitë e tij është se nëpërmjet tij robi arrin sigurinë në ditën e Kijametit.

 

Nga mirësitë e tij është se Allahu i udhëzon njerëzit e Teuhidit në hak dhe në njohjen e rrugës së Udhëzimit, sepse i Lartësuari ka thënë:

أُولَئِكَ لَهُمُ الأمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ

 “atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”

 

Pastaj ai përmendi ajetin:

الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَئِكَ لَهُمُ الأمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ (٨٢

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” el-En’am, 82

 

Ky ajet lajmëron se njerëzit e Teuhidit, ata të cilët e realizuan Teuhidin dhe nuk e përzien atë me shirk, janë ata te të cilët Allahu ka bashkuar sigurinë nga kërcënimet në dunja dhe në ahiret dhe udhëzimin te e vërteta.

 

Dhe sa më shumë që robi e realizon Teuhidin, aq më shumë siguri dhe udhëzim arrin për shkak të realizimit të Teuhidit dhe braktisjes së krejt shirkut, i madh dhe i vogël. Ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ai e shpjegoi fjalën “edh-dhulm” (padrejtësia) në këtë ajet me atë që ka ardhur në ajetin e sures Lukman:

يَا بُنَيَّ لا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ (١٣

“O biri im mos i bëj shirk Allahut, se me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.” Lukman, 13

 

Kështu që, me fjalën padrejtësi këtu është për qëllim shirku dhe jo gjynahet. Pra, siguria dhe udhëzimi i plotë janë për ata që e realizojnë plotësisht Teuhidin, ndërsa siguria dhe udhëzimi i pjesshëm janë për ata që e realizojnë pjesërisht Teuhidin. Nëse Teuhidi i robit mangësohet kur ai bën diçka prej shirkut, atëherë atij do t’i mangësohet siguria dhe udhëzimi.

 

Nga ‘Ubadeh Ibnus-Samit – radij-Allahu ‘anhu – i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

مَنْ شَهِدَ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ : وَأَنَّ عِيسَى عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ ، وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ ، وَأَنَّ الْجَنَّةَ حَقٌّ وَأَنَّ النَّارَ حَقٌّ ، أَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ عَلَى مَا كَانَ مِنَ الْعَمَل

“Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pa ortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se ‘Ijsa është rob dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi.

 

‘Ubadeh Ibnus-Samit el-Ensarij – radij-Allahu ‘anhu – është një prej kryetarëve që mori pjesë në besëlidhjen e Akabesë, një prej Shokëve të shquar të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, dhe një prej Sahabëve që morën pjesë në betejën e Bedrit. Vdiq në Rramleh (Palestinë), në vitin 34 Hixhrij, në moshën 72 vjeçare.

 

Ai tha: Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhiuesel-lem -:

مَنْ شَهِدَ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

“Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pa ortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij…”

 

Dëshmia “La ilahe il-lAllah” ka disa kushte që duhet t’i plotësojë patjetër ai që e thotë atë:

 

1 – Prej kushteve të saj është dija (el-‘ilm), e cila hedh poshtë injorancën (el-xhehl), që njeriu të jetë i dijshëm për kuptimin e saj, që është mohimi dhe pohimi, dhe pikërisht kjo është dija që kërkohet rreth saj, të cilën e përmenda më parë. Sepse Allahu i Lartësuar thotë:

إِلا مَنْ شَهِدَ بِالْحَقِّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ (٨٦

“Përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe ata e dinë mirë (që s’ka të adhuruar tjetër me hak veç Allahut).” ez-Zukhruf, 86

 

2 – Prej kushteve të saj është bindja (el-jekiin), e cila hedh poshtë dyshimin (esh-shekk), në mënyrë që ai të mos dyshojë tek ajo. Domethënë: që ai të mos dyshojë në veçimin e Allahut me Uluhije.

 

3 – Prej kushteve të saj është pranimi (el-kabuul), i cili hedh poshtë refuzimin (er-rrad), që robi ta pranojë domethënien e saj dhe kërkesat e saj.

 

4 – Prej kushteve të saj është nënshtrimi (el-inkijad), i cili hedh poshtë braktisjen (et-terk), që robi t’u nënshtrohet kërkesave të kësaj dëshmie.

 

5 – Prej kushteve të saj është sinqeriteti (el-ikhlas), i cili hedh poshtë shirkun.

 

6 – Prej kushteve të saj është dashuria (el-hubb), e cila hedh poshtë urrejtjen (el-bugd).

 

7 – Si dhe vërtetësia (es-sidk), e cila hedh poshtë gënjeshtrën (el-kedhib).

 

Kështu pra, thënësi i dëshmisë e ka detyrë që të plotësojë këto kushte, që të jetë i dijshëm për kërkesat e saj dhe se ajo kërkon që të veçohet Allahu me Uluhije dhe të pohohet që askush nuk ka pjesë në Uluhijen e Allahut. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلا اللَّهُ لَفَسَدَتَا

“Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte të adhuruar të tjerë, përveç Allahut, do të ishin shkatërruar (qiejt edhe Toka).” el-Enbijaa`, 22

 

Dhe Fjala e Tij:

قُلْ لَوْ كَانَ مَعَهُ آلِهَةٌ كَمَا يَقُولُونَ إِذًا لابْتَغَوْا إِلَى ذِي الْعَرْشِ سَبِيلا (٤٢

“Thuaj: Nëse përveç Atij do të kishte edhe të adhuruar të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Arshit.” el-Israa`, 42

 

Dhe kush e shqipton këtë dëshmi (La ilahe il-lAllah) me gjuhë, duke e ditur domethënien e saj, duke punuar me kërkesat e saj, duke mohuar atë që mohon ajo, duke pohuar atë që pohon ajo dhe duke konfirmuar me fjalën e tij “të vetëm e të pa ortak” se Allahu është i vetmi i adhuruar me të drejtë dhe se Ai nuk ka asnjë ortak tek kjo; si dhe të shqiptojë dëshminë që Muhamedi është i dërguari i Allahut, duke qenë i bindur se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, se Allahu nuk pranon nga askush ndonjë fe apo adhurim që nuk është sipas rrugës së Muhamedit – lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për të –, pra kush i shqipton këto dy dëshmi ashtu siç u përmend, ai është i shpëtuari nga Dënimi i Allahut dhe fitimtari i shpërblimit dhe Xhenetit të Tij.

 

Dhe nga plotësuesit e këtij besimi është (të dëshmosh):

وَأَنَّ عِيسَى عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ ، وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ

 “se ‘Ijsa është rob dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai…”.

 

Dhe Fjala e përmendur këtu është Fjala që i tha Allahu i Lartësuar ‘Ijsës “Bëhu!”, sikurse ka thënë Allahu – Subhanehu ue Te’ala –:

إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ (٥٩

“Vërtet, shembulli i Isait për Allahun është si shembulli i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” Aali-Imran, 59

 

Me këtë dëshmi mohon besimin e të Krishterëve, që është besimi në “birin” dhe në “trininë”, ngaqë ata besojnë se ‘Ijsa është vetë Allahu ose i biri i Allahut ose ai është njëri prej trinisë (ati, biri dhe shpirti i shenjtë). Kështu, ata i kaluan kufijtë në lidhje me të dhe e vendosën në një vend që s’i takon atij.

 

Gjithashtu, me këtë dëshmi mohohet edhe besimi i Jehudëve, të cilët pretenduan se ‘Ijsa është bir zinaje. Të gjithë atyre, Çifutëve dhe të Krishterëve, Allahu u dhëntë atë që meritojnë nga zemërimi dhe urrejtja.

Kurse Muslimani e pastron veten e tij para Allahut nga këto besime dhe e pranon besimin e Teuhidit të Allahut, dhe që Ai nuk ka as bir e as bashkëshorte, dhe që Xheneti është i vërtetë, i cili është shpërblimi për njerëzit e devotshëm të Teuhidit, dhe që Xhehenemi është i vërtetë, i cili është shpërblimi për mushrikët dhe qafirat. Kush e ka këtë besim do të jetojë me mirësi dhe do të vdesë me mirësi, dhe do ta fusë Allahu në Xhenet, sido që të jenë veprat e tij. Kjo, duke e ditur që dëshmia “La ilahe il-lAllah” nuk pranohet pa mohuar tagutët dhe pa besuar në Allahun.

 

Kuptimi i fjalës së tij:

أَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ عَلَى مَا كَانَ مِنَ الْعَمَل

 “Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.”

 

Domethënë: që përfundimi i tij do të jetë në Xhenet, qoftë pa u dënuar apo qoftë mbasi që është dënuar (në Zjarr), e rëndësishme është që përfundimi i atij që vdes në Teuhid dhe Iman do të jetë në Xhenet, dhe ai është nën Dëshirën e Allahut. Nëse ai vdes duke mos hequr dorë nga gjynahet e mëdha, çështja e tij është tek Allahu: nëse Ai do e fal e nëse do e dënon aq sa meriton të dënohet, pastaj e nxjerr nga Zjarri dhe e fut në Xhenet. Ama nëse vdes duke mos pasur gjynahe të mëdha dhe nuk ka insistuar në to, edhe sikur të ketë bërë ndonjë prej gjynaheve të mëdha porse është penduar dhe vdiq me pendesë, për të shpresohet që ta fusë Allahu në Xhenet pa e dënuar, bazuar në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

إِنْ تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُمْ مُدْخَلا كَرِيمًا (٣١

“Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju fusim në një Vend të Nderuar.” en-Nisaa`, 31

 

Fjala e tij:

Dhe në hadithin e ‘Itbanit që e kanë transmetuar të dy ata:

فَإنَّ اللهَ حَرَّمَ عَلَى النَّارِ مَنْ قالَ: لا إلَهَ إلا اللهُ، يَبْتَغِي بِذَلِكَ وَجْهَ اللهِ

“Se me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë La ilahe il-lAllah, duke dashur me të Fytyrën e Allahut.”

 

Me fjalën “Zjarr” këtu është për qëllim Zjarri i qafirave, në të cilin kushdo që hyn do të qëndrojë përjetësisht dhe s’ka për të dalë kurrë nga aty. Ose fjala e tij “ia ka ndaluar Zjarrit” mund të interpretohet se: ai që e thotë atë e ka të ndaluar që të jetojë përjetësisht në Zjarr dhe se përfundimi i çdo pasuesi të Teuhidit do të jetë Xheneti.

 

Fjala e tij:

Dhe nga Ebij Se’id el-Khudrij – radij-Allahu ‘anhu –, nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, i cili ka thënë:

قَالَ مُوسَى عَلَيْهِ السَّلَامُ : يَا رَبِّ عَلِّمْنِي شَيْئًا أَذْكُرُكَ بِهِ وَأَدْعُوكَ بِهِ

“Tha Musa: “O Zot, më mëso një gjë me të cilën të të bëj dhikër dhe të të lutem me të...”

 

Nga kjo nxirret madhështia që ka fjala e Teuhidit dhe se ajo është sa pesha e gjërave më të mëdha, që janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat me gjithë ç’ka në to dhe midis tyre, madje ua kalon atyre. Dhe kjo për shkak të madhështisë së Atij për të cilin dëshmohet se është i vetmi që e meriton adhurimin, i Adhuruari me hak, i Larti e i Lavdishmi.

 

Fjala e tij:

Dhe ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Tirmidhiu dhe që e ka konsideruar hasen, nga Enesi, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – të thotë:

قَالَ اللهُ تَعَالَى: يَا ابْنَ آَدَمَ إِنَّكَ لَو أَتَيْتَنِيْ بِقِرَابِ الأَرْضِ خَطَايَا ثُمَّ لقِيْتَنِيْ لاَتُشْرِك بِيْ شَيْئَاً، لأَتَيْتُكَ بِقِرَابِهَا مَغفِرَةً

“Ka thënë Allahu i Lartësuar: “O biri i Ademit, sikur të më vish me gjynahe sa e gjithë toka plot, pastaj më takon duke mos më bërë shirk Mua asgjë, Unë do të vij ty me falje aq sa e gjithë toka.””

بِقِرَابِهَا

“aq sa e gjithë toka” – domethënë sa e gjithë toka plot. Dhe ky hadith nënkupton se kush e takon Allahun – ‘Azze ue Xhel-le – me Teuhid, shpresohet nga Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – që ta falë atë.

 

Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit.

 

Fundnota:

[1] E ka transmetuar Bukhari (3435) dhe Muslimi (28).

[2] E ka transmetuar Bukhari (n.425) dhe Muslimi (263), nga hadithi i ‘Itban Ibën Malik – radij-Allahu ‘anhu –.

[3] E ka transmetuar Ibën Hibbani në Sahihun e tij (14/102) (6218) dhe Hakimi në Mustedrak (1/710) (1936). Ibën Haxheri e ka shpallur sahih në Fet`hul-Barij (11/208), kurse el-Albanij – rahimehullah – e ka shpallur të dobët në Da’ijf et-Tergijb uet-Terhijb (923).

[4] E ka transmetuar Tirmidhiu (3540) dhe e ka shpallur sahih el-Albanij – rahimehullah – në Silsiletu es-Sahijhah (127).

 

 

Përktheu: Alban Malaj