Autor: Shejkh Muhamed ibn Salih el-‘Uthejmin

Burimi: El-Kaulel-Mufid ‘ala Kitabit-Teuhid, vëllimi 1, faqe 91.

 

 

Realizimi i Teuhidit është pastrimi i tij nga shirku, dhe kjo nuk mund të realizohet vetëm se me tre gjëra:

 

E para: Dija. Nuk mund të realizosh diçka para se ta dish atë. Patjetër duhet të kesh një përfytyrim në dijen tënde për atë çështje. Allahu i Madhëruar thotë:

 

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا اللَّـهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ۗ وَاللَّـهُ يَعْلَمُ مُتَقَلَّبَكُمْ وَمَثْوَاكُمْ ﴿١٩﴾

 “Dhe dije se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.” Muhammed, 19

 

 

E dyta: Besimi. Nëse ti e di, porse nuk beson dhe bëhesh mendjemadh, nuk e ke realizuar Teuhidin.

Allahu i Madhëruar thotë për kafirat:

 

أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَـٰهًا وَاحِدًا ۖ إِنَّ هَـٰذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ ﴿٥﴾ 

“A i bëri të adhuruarit një të adhuruar (të vetëm)?! Me të vërtetë kjo është gjë e çuditshme.” Sad, 5

Këta nuk e besuan veçimin e Allahut me adhurim (ibadet).

 

 

E treta: Nënshtrimi. Nëse ti e mësove dhe e besove, porse nuk u nënshtrove, nuk e ke realizuar Teuhidin.

I Lartësuari thotë:

 

إِنَّهُمْ كَانُوا إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا اللَّـهُ يَسْتَكْبِرُونَ ﴿٣٥﴾ وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُو آلِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَّجْنُونٍ ﴿٣٦﴾

“Ata ishin që, kur u thuhej: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”, bëheshin kryelartë dhe thoshin: “A t’i braktisim të adhuruarit tanë për shkak të një poeti të çmendur?!” es-Safat, 35-36

 

Nëse e arrin këtë dhe e realizon Teuhidin, me të vërtet Xheneti është i garantuar për të pa dhënë llogari, dhe nuk themi in shaa Allah, sepse ky është një gjykim i cili qëndron padiskutueshëm në Sheriat. Prandaj autori – Allahu e mëshiroftë – ka pohuar në mënyrë të prerë në këtë çështje pa thënë in shaa Allah. Ndërsa në lidhje me ndonjë person të caktuar ne themi in shaa Allah.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi