عَقِيْدَةُ أَهْلِ السُّنَّةِ وَالْجَمَاعَةِ فِي أَسْمَاءِ اللهِ وَصِفَاتِهِ

Ligjëratë e mbajtur nga dijetari i nderuar i Medines, Muhammed Ibën Hadij el-Medkhalij në Radio.Selefi.org me datë 11/11/2017 (22 Sefer 1439)

Burimi: https://archive.org/details/LigjrataEShejkhMuhamedit

 

 

 

     Të gjitha lavdet i takojnë Zotit të gjithësisë, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe ata që e ndoqën me mirësi, deri në Ditën e Gjykimit.

 

     E më pas:

 

     S’ka dyshim që Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – i krijoi krijesat për një urtësi kulminante e madhështore. I krijoi Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – që ta adhurojnë Atë dhe t’i binden Atij, siç ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ ﴿٥٦﴾ مَا أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ ﴿٥٧﴾ إِنَّ اللَّـهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ ﴿٥٨﴾

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit përveç se që ata të më adhurojnë Mua të vetëm. As nuk dua nga ata që të furnizojnë dhe as që të ushqejnë (krijesat e Mia). S’ka dyshim që Allahu është Ai që furnizon gjithkënd dhe është i Plotfuqishëm.” [edh-Dharijat, 56-58]

 

     Pra, Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ka njoftuar nëpërmjet këtij ajeti, se Ai i krijoi krijesat për këtë urtësi madhështore dhe se Ai nuk i krijoi kot dhe nuk i la të braktisur, porse i solli në ekzistencë për një urtësi madhështore e kulminante, e cila është: që të besohet Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –, që të adhurohet vetëm Allahu – SubhaneHu ue Te’ala. Pra, duhet të besohet Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – i vetëm dhe pa i bërë shok Atij – Xhel-le ue ‘Alaa – dhe të braktiset gjithçka që adhurohet pos Atij, të Pastrit nga çdo e metë.

 

     Dhe prej besimit në Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa – është edhe besimi në përshkrimin që Ai ia ka bërë Vetes së Tij në Librin e Tij, si dhe në përshkrimin që ia ka bërë i Dërguari i Tij në Sunetin e tij, pa e deformuar atë përshkrim, pa e mohuar, pa i caktuar trajtë apo mënyrë dhe pa e shëmbëllyer me krijesat, por i besojmë të gjitha ato me të cilat Ai e ka përshkruar Veten e Tij, se asgjë nuk është si Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –, qoftë në Qënien e Tij dhe qoftë në Cilësitë e Tij. Ne besojmë se Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka, me dëgjimin që i ka hije Atij dhe me shikimin që i ka hije Atij, ashtu siç e ka pohuar Ai për Veten e Tij. Pra, ne jemi të urdhëruar që të besojmë se:

 

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

“Asgjë nuk është si Ai.” [Shuuraa, 11]

 

Si dhe që të besojmë se:

 

وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

 

     Prandaj, ne nuk i mohojmë Cilësitë me të cilat Ai e ka përshkruar Veten e Tij, as nuk i deformojmë fjalët nga konteksti i tyre, as nuk devijojmë për sa i përket Emrave dhe Ajeteve të Tij, as nuk caktojmë trajtë apo mënyrë për Cilësitë e Tij dhe as nuk i shëmbëllejmë ato me cilësitë e krijesave të Tij. Përse? Sepse Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – nuk ka asnjë të barabartë me Të, nuk ka asnjë të ngjashëm me Të, nuk ka asnjë të njëllojtë me Të, nuk ka asnjë identik me Të dhe asnjë nga krijesat nuk krahasohet me Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa. Sepse Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – është më i Dituri për Veten e Tij të Lartë dhe Fisnike dhe për të tjerët dhe Ai është Folësi më i mirë që thotë përherë të vërtetën. Dhe ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –, siç u përmend në ajetin më përpara:

 

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ 

“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

     Pra, Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – e cilësoi Veten e Tij me dëgjim dhe shikim, duke i pohuar këto të dyja për Veten e Tij të Madhërishme e të Lartë, pasi mohoi që të ketë ndonjë gjë të ngjashme me Të. Prandaj, ne e kemi detyrë – o ju Besimtarë – që të bëjmë të njëjtën gjë: që të besojmë Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa – dhe të besojmë Cilësitë e Tij, me të cilat Ai e ka përshkruar Veten e Tij, pa i deformuar ato, pa i mohuar, pa u dhënë trajtë apo mënyrë dhe pa i shëmbëllyer me cilësitë e krijesave. Kur`ani dhe Suneti janë plot me tekste që tregojnë për Cilësitë e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala. Kështu që, besimi në to është i detyrueshëm. Siç ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ 

“Allahu është Ai pos të Cilit s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli dhe Mbajtësi i gjithësisë. Atë nuk e zë as dremitja e as gjumi.” [el-Bekarah, 255]

 

     Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – tha për Veten e Tij këtu se Ai është i Gjalli dhe Mbajtësi i gjithësisë, pra pohoi për Veten e Tij jetën dhe pohoi për Veten e Tij të Pastër dhe të Lartë nga çdo e metë se Ai e mban gjithësinë (me të gjitha veprimet e Tij, si krijimi, sistemimi, furnizimi etj.).

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

هُوَ الْأَوَّلُ وَالْآخِرُ وَالظَّاهِرُ وَالْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ ﴿٣﴾

“Ai është i Pari (pa fillim) dhe i Fundit (pa mbarim), i Dukshmi (me Lartësinë e Tij mbi çdo gjë) dhe i Padukshmi (nga sundimi i të Cilit nuk del dot askush). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!” [el-Hadiid, 3]

 

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

وَهُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

“Dhe Ai është më i Dituri, më i Urti.” [et-Tahriim, 2]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ

“Dhe Ai është më i Urti, Ai që di me imtësi çdo gjë në gjithësi.” [el-En’am, 18]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

وَتَوَكَّلْ عَلَى الْحَيِّ الَّذِي لَا يَمُوتُ

“Mbështetu të Gjallit, Atij që nuk vdes kurrë.” [el-Furkaan, 58]

 

Pra, Ai pohoi jetën për Veten e Tij.

 

Dhe ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

  

يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ السَّمَاءِ وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا وَهُوَ الرَّحِيمُ الْغَفُورُ ﴿٢﴾

“Ai e di çfarë hyn në tokë e çfarë del nga ajo, dhe çfarë zbret nga qielli e çfarë ngjitet në të. Ai është Mëshirëploti dhe Falësi i Madh.” [es-Sebe`e, 2]

 

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَعِندَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لَا يَعْلَمُهَا إِلَّا هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعْلَمُهَا وَلَا حَبَّةٍ فِي ظُلُمَاتِ الْأَرْضِ وَلَا رَطْبٍ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ ﴿٥٩﴾

“Ai i ka çelësat e të fshehtës dhe vetëm Ai i di ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjethe nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e Qartë (Leuhi Mahfudh).” [el-En’am, 59]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِ

“Asnjë femër nuk ngelet shtatzënë dhe nuk lind pa Dijeninë e Tij.” [Faatir, 11]

 

Ka thënë Allahu i Pastër nga çdo e metë:

 

إِنَّ اللَّـهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ ﴿٥٨﴾

S’ka dyshim që Allahu është Ai që furnizon gjithkënd dhe është i Plotfuqishëm.” [edh-Dharijat, 58]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَلَوْ شَاءَ اللَّـهُ مَا اقْتَتَلُوا وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ

“Po të donte Allahu ata nuk do të kishin luftuar njëri-tjetrin, porse Allahu bën çfarë të dojë.” [el-Bekarah, 253]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

فَمَن يُرِدِ اللَّـهُ أَن يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ  وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ

“Atë që do Allahu ta udhëzojë, ia hap zemrën që të hyjë në Islam, kurse atë që do ta devijojë, Ai ia ngushton zemrën shumë, sikur të jetë duke u ngjitur në qiell.” [el-En’am, 125]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَأَحْسِنُوا إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ 

“Bëni mirë! Me të vërtetë Allahu i do mirëbërësit.” [el-Bekarah, 195]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“Mbani drejtësi! Me të vërtetë Allahu i do ata që mbajnë drejtësi.” [el-Huxhurat, 9]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ

“Thuaj: nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’ju falë gjynahet tuaja.” [Aali-Imran, 31]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِهِ صَفًّا كَأَنَّهُم بُنْيَانٌ مَّرْصُوصٌ ﴿٤﴾

“Me të vërtetë Allahu i do ata që luftojnë në Rrugën e Tij, të rreshtuar, si të ishin një ndërtesë solide.” [es-Saff, 4]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّـهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ

“Allahu ka për të sjellë njerëz që Ai i do dhe ata e duan Atë.” [el-Ma`ideh, 54]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَرَحْمَتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ

“Mëshira Ime ka përfshirë gjithçka.” [el-E’araaf, 156]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

كَتَبَ رَبُّكُمْ عَلَىٰ نَفْسِهِ الرَّحْمَةَ

“Zoti juaj e ka bërë detyrë për Veten e Tij mëshirën.” [el-En’am, 54]

 

 

 

Vazhdon in sha Allah …

 

Përktheu: Alban Malaj