Gjithashtu, Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ka pohuar për Veten e Tij Cilësinë e Vullnetit, që është vepruese dhe e përsosur, ka Cilësinë e Dëshirës së Përsosur, ka Cilësinë e Fuqisë së Përsosur, si dhe ka Cilësinë e Dijes së Përsosur. I pastër nga çdo e metë dhe i Lartë është Ai! Të gjitha këto janë Cilësi të Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa. Ne i pohojmë ato ashtu siç i kanë hije Allahut; robërit nuk i ngjajnë Atij në asnjë prej Cilësive të Tij, sepse Fuqia e Tij nuk është si fuqia e robërve të Tij. Fuqia e Allahut është gjëja më e përsosur, e po kështu janë të gjitha Cilësitë e tjera të Allahut, të cilat i përmendëm. Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ka Cilësi në kulmin e përsosmërisë dhe ashtu duhet të pohohen, Cilësi me përsosmëri absolute! Ashtu siç ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

     لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

 “Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

Pra, ne pohojmë që Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – i ka këto Cilësi të Larta, me të cilat Ai karakterizohet, prandaj ne nuk e përngjasojmë Atë me krijesat e Tij, sepse Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – thotë:

 

فَلَا تَضْرِبُوا لِلَّـهِ الْأَمْثَالَ

“Mos e përngjasoni kurrë Allahun me shembuj të tjerë!” [en-Nahl, 74]

 

Ai thotë gjithashtu:

 

هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا

“A dini ndonjë të ngjashëm me Allahun?” [Merjem, 65]

 

Dhe thotë i Pastri nga çdo e metë:

 

وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ ﴿٤﴾

“Dhe askush nuk është i njëjtë me Atë!” [el-Ikhlaas, 3]

 

Dhe thotë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

Pra, Dija e Tij është e përsosur dhe nuk është si dija e krijesave të Tij, të cilat kanë mangësi. Atij nuk i fshihet asnjë sekret! Po kështu janë edhe Cilësitë e Tij si: Urtësia e Tij, Fuqia dhe Forca e Tij, Dëgjimi i Tij dhe Shikimi i Tij. Të gjitha ato Cilësi të Allahut – SubhaneHue ue Te’ala –, janë cilësi të përsosura, në të cilat nuk ka mangësi, dhe asnjë nga robërit e Tij nuk i ngjan Atij në Cilësitë e Tij. Ndryshe nga cilësitë e krijesave, sepse ato kanë mangësi, kurse Cilësitë e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – janë të përsosura, janë ashtu siç i kanë hije Atij, sepse Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – është i Përsosur! I Përsosur në Veten e Tij dhe në Cilësitë e Tij është vetëm Allahu – SubhaneHu ue Te’ala! Kurse ai që ka mangësi në veten e tij nuk mund të bëjë punë të përsosur! Kështu, përderisa krijesat kanë mangësi, edhe cilësitë e tyre janë në përputhje me gjendjen e tyre. E përderisa Zoti ynë – Tebarake ue Te’ala – ka përsosmërinë absolute, atëherë të gjitha Cilësitë e Tij janë ashtu siç i kanë hije Allahut – SubhaneHu ue Te’ala –, pra janë Cilësi të Përsosura, ashtu siç i kanë hije Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa. Prandaj, është detyrë që të pohohen të gjitha Cilësitë e Tij, ashtu siç i ka pohuar Ai për veten e Tij, sikurse i dëgjuat gjithashtu në ajetet që përmendëm më përpara.

 

إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

“Me të vërtetë Allahu i do mirëbërësit.” [el-Bekarah, 195]

 

وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“Mbani drejtësi! Me të vërtetë Allahu i do ata që mbajnë drejtësi.” [el-Huxhurat, 9]

 

فَإِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ

“Me të vërtetë Allahu i do të devotshmit.” [Aali-Imraan, 76]

 

Gjithashtu, është Fjala e Tij:

 

فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ

 “…atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’ju falë gjynahet tuaja.” [Aali-Imran, 31]

 

Si dhe Fjala e Tij:

 

فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّـهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ

“Allahu ka për të sjellë njerëz që Ai i do dhe ata e duan Atë.” [el-Ma`ideh, 54]

 

Si dhe Fjala e Tij:

 

إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِهِ صَفًّا

“Me të vërtetë Allahu i do ata që luftojnë në Rrugën e Tij, të rreshtuar...” [es-Saff, 4]

 

Pra, Ai ka pohuar te të gjitha këto ajete se Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – Do, prandaj është detyrë që të pohohet për Të Cilësia e Dashurisë, ashtu siç i ka hije Allahut – SubhaneHu ue Te’ala. Ashtu siç nuk i ngjason Qenia e Tij qenieve të krijesave, po ashtu e kemi detyrë që të besojmë se Cilësitë e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – nuk i ngjasojnë cilësive të krijesave, sepse secili ka cilësitë që i përshtaten. E përderisa Qenia e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – nuk i ngjason qenieve të krijesave, detyrimisht që Ai ka Cilësi që nuk ngjajnë me cilësitë e krijesave. Pra, kjo është detyra e Besimtarit, që të besojë se Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

Pra, ai e pohon Cilësinë e Dëgjimit dhe Shikimit për Të, dhe në të njëjtën kohë mohon që të ketë ndonjë krijesë të ngjashme me Allahun – SubhaneHu ue Te’ala. Pra, ai nuk e mohon atë që e ka pohuar Allahu për Veten e Tij dhe as nuk e pohon atë që Allahu e ka mohuar për Veten e Tij. Ai ecën në rrugën e mesme; i pohon Cilësitë e Allahut pa i përngjasuar ato me cilësitë e krijesave, si dhe e pastron Allahun nga çdo mangësi, pa i mohuar Cilësitë e Tij, në përputhje me Fjalën e Tij:

 

     لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

Siç ka ardhur gjithashtu Fjala e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa – në ajetet e tjera:

 

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ اتَّبَعُوا مَا أَسْخَطَ اللَّـهَ وَكَرِهُوا رِضْوَانَهُ

“Atë (dënim e merituan), sepse ata shkuan mbas gjërave që e zemërojnë Allahun dhe urryen ato që e kënaqin Atë...” [Muhammed, 28]

 

Pra, Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – pohoi për Veten e Tij se Ai zemërohet! Tha Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَلَـٰكِن كَرِهَ اللَّـهُ انبِعَاثَهُمْ فَثَبَّطَهُمْ

“Por Allahu e urreu daljen e tyre, prandaj i pengoi...” [et-Teubeh, 46]

 

Tha Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

     كَبُرَ مَقْتًا عِندَ اللَّـهِ أَن تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ ﴿٣﴾

“Shumë e urryer është për Allahun që të thoni atë që nuk e veproni!” [Saff, 3]

 

 

Pra, Ai pohoi në këto ajete se Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – zemërohet dhe se Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – urren.

 

وَلَـٰكِن كَرِهَ اللَّـهُ انبِعَاثَهُمْ فَثَبَّطَهُمْ

“Por Allahu e urreu daljen e tyre, prandaj i pengoi...” [et-Teubeh, 46]

 

Po ashtu, Ai pohoi për Veten e Tij se Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – urren një grup nga besimtarët më të ultë, që janë ata të cilët thonë atë që nuk e veprojnë.

 

Pra, të gjithë ne o vëllezër të dashur, e kemi detyrë që t’i pohojmë këto Cilësi që kanë ardhur në këto ajete, ashtu siç i kanë hije Allahut. Pra, ne pohojmë që Allahu Do, sepse Ai e ka Cilësuar Veten e Tij me cilësinë e Dashurisë, sepse Ai Do dhe robërit e duan Allahun – SubhaneHu ue Te’ala. Ai i do të devotshmit, i do bamirësit dhe i do ata që mbajnë drejtësi, ashtu siç ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

     فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّـهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ

“Allahu ka për të sjellë njerëz që Ai i do dhe ata e duan Atë.” [el-Ma`ideh, 54]

 

فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ

 “…atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’ju falë gjynahet tuaja.” [Aali-Imran, 31]

 

Pra, Ai pohoi për Veten e Tij se Ai do. I pastër nga çdo mangësi dhe i Lartësuar është Ai! Ai i do robërit e Tij që bëjnë vepra të mira, të cilët u përshkruan më përpara, i do të devotshmit, i do bamirësit, i do ata që mbajnë drejtësi, i do robërit e Tij që kryejnë detyrat e Besimit në Të dhe i përmbushin të drejtat e Tij.

 

فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّـهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ

“Allahu ka për të sjellë njerëz që Ai i do dhe ata e duan Atë.” [el-Ma`ideh, 54]

 

Pra, detyra jonë është që t’i pohojmë këto Cilësi për Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa –, si dhe të pohojmë për Allahun – SubhaneHu ue Te’ala – që Ai zemërohet, urren dhe ka pakënaqësi, siç ka ardhur në ajetet që përmendëm. Ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:

 

رَّضِيَ اللَّـهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ

“Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Allahun.” [et-Teubeh, 100]

 

Ai ka thënë:

 

وَغَضِبَ اللَّـهُ عَلَيْهِ

“Allahu është zemëruar me atë.” [en-Nisaa`, 93]

 

Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – ka thënë:

 

بِأَنَّهُمُ اتَّبَعُوا مَا أَسْخَطَ اللَّـهَ وَكَرِهُوا رِضْوَانَهُ

“...sepse ata shkuan mbas gjërave që e zemërojnë Allahun dhe urryen ato që e kënaqin Atë...” [Muhammed, 28]

 

     وَلَـٰكِن كَرِهَ اللَّـهُ انبِعَاثَهُمْ

“Por Allahu e urreu daljen e tyre” [et-Teubeh, 46]

 

Të gjitha këto Cilësi kanë ardhur në Kur`anin Fisnik. Këto Cilësi të gjitha kanë ardhur në Kur`anin Fisnik dhe ato janë Cilësi të vërteta, si: Kënaqësia, Dashuria, Mëshira, Urrejtja, Pakënaqësia… Me të gjitha këto cilësohet Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –, njësoj si me Cilësitë e tjera të Tij, ashtu siç i kanë hije Atij, pa i deformuar ato, pa i mohuar, pa i dhënë trajtë apo mënyrë dhe pa i përngjasuar me cilësitë e krijesave. Sepse nuk është Dashuria e Tij si dashuria e krijesave; nuk është Kënaqësia e Tij si kënaqësia e krijesave; nuk është Urrejtja e Tij si urrejtja e krijesave; nuk është Pakënaqësia e Tij si pakënaqësia e krijesave; nuk është Përbuzja e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – si përbuzja e krijesave, e kështu janë të gjitha Cilësitë e Tij, në këtë temë. Kjo e gjitha është një temë e vetme, ashtu siç ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

     لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

Dhe siç ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

فَلَا تَضْرِبُوا لِلَّـهِ الْأَمْثَالَ إِنَّ اللَّـهَ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ﴿٧٤﴾

“Mos e përngjasoni Allahun kurrë me shembuj të tjerë! Padyshim që Allahu di ç’do gjë kurse ju nuk dini.” [en-Nahl, 74]

 

Pra, nuk ka asnjë që të jetë i barabartë me Qenien e Allahut dhe nuk ka asnjë që të jetë i barabartë me Cilësitë e Allahut.

 

فَلَا تَضْرِبُوا لِلَّـهِ الْأَمْثَالَ

“Mos e përngjasoni Allahun kurrë me shembuj të tjerë!” [en-Nahl, 74]

 

Pra, nuk ka asnjë të njëjtë apo të barabartë me Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa.

 

Kështu që, të gjitha cilësitë kanë një temë të vetme dhe ne themi: besojmë në Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa – dhe në Emrat e Tij të Bukur dhe në Cilësitë e Tij të Larta, të cilat pohohen në Kur`an dhe në Sunetin autentik, ashtu siç i kanë hije Atij, pa i deformuar, pa i mohuar, pa i dhënë trajtë apo mënyrë dhe pa i shëmbëllyer me ato të krijesave.

 

Vazhdon in sha Allah ...

 

Përktheu: Alban Malaj