Ne themi se Cilësitë e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – janë të gjitha të vërteta dhe Emrat e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – janë të gjithë të bukur, prandaj ne i besojmë dhe i pohojmë ato për Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa –, ashtu siç i ka pohuar Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – për Veten e Tij, si dhe i ka pohuar i Dërguari i Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – dhe Sahabët – radijAllahu ‘anhum –, ashtu siç i kanë hije Atij. Cilësitë e Tij nuk ngjasojnë me cilësitë e krijesave të Tij, dhe Emrat e Tij nuk ngjasojnë me emrat e krijesave të Tij, sepse Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ka Emrat më të bukur dhe kuptimet madhështore, prandaj ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَلِلَّـهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا

“Allahu ka Emrat më të bukur, prandaj lutuni Atij me to.” [el-E’araaf, 180]

 

Pra, Allahu i quajti ato Emra të Bukur për shkak se ato janë të Përsosura në vetvete dhe kanë kuptime të Përsosura.

 

Askush nuk e di se si janë Cilësitë e Tij, përveç se Ai. Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – di, me një dije që i ka hije Atij, e cila nuk është si dija jonë. Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – mëshiron, me një mëshirë që i ka hije Atij, e cila nuk është si mëshira jonë. Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ngrihet lartë, me një ngritje që i ka hije Atij, e cila nuk është si ngritja jonë. Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – zbret, me një zbritje që i ka hije Atij, e cila nuk është si zbritja jonë. Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – vjen, me një ardhje që i ka hije Atij, jo si ardhja jonë. Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – zemërohet, me një zemërim që i ka hije Atij, jo si zemërimi ynë. Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – mëshiron, me një mëshirë që i ka hije Atij, e cila nuk është si mëshira jonë. Kështu janë të gjitha Cilësitë e Tij. Ato hyjnë të gjitha te një temë, që është Fjala e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

     لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

 “Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

Dhe siç ka thënë Imam Maliku – Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të –:

“Istiuaja (ngritja e Allahut mbi Arsh) është e ditur, mënyra e saj është e paditur, besimi në të është obligim, kurse pyetja për të është bidat.”

 

Kështu themi edhe ne, për të gjitha Cilësitë e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala! A është e ditur Istiuaja? Po! Kurse mënyra e saj është e paditur, nuk e di atë askush, përveç Atij. Besimi në të është obligim; ne besojmë që Allahu u ngrit lart, sepse Ai e ka thënë këtë qartazi në Librin e Tij, në shtatë vende të ndryshme. I Pastër nga çdo mangësi dhe i Lartë është Ai! Po kështu, edhe mëshira është e ditur, edhe zemërimi është i ditur, edhe dashuria është e ditur dhe e njohur nga ne, edhe vullneti është i ditur dhe i njohur dhe kuptimi i tij është i ditur, edhe dëshira është e ditur dhe e njohur dhe kuptimi i saj është i ditur, mirëpo mënyra e saj është e paditur. Ne nuk e dimë si u ngrit Allahu mbi Arshin e Tij, nuk e dimë si është mëshira e Tij, nuk e dimë si është dashuria e Tij, mirëpo ne e dimë kuptimin e dashurisë, e dimë kuptimin e mëshirës, ama se si janë ato ne nuk e dimë. Ne nuk e dimë se si janë ato, vetëm Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – e di se si janë ato. Mirëpo e dimë që dashuria është ndryshe nga zemërimi, e dimë që zemërimi është ndryshe nga kënaqësia, e dimë që kënaqësia është ndryshe nga falja, e kështu janë edhe Cilësitë e tjera të Allahut. Kuptimet e tyre, që të gjitha, janë të ditura, mirëpo se si janë ato, vetëm Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – e di!

 

Pra, zemërimi është i njohur në gjuhën Arabe, që është e kundërta e kënaqësisë, edhe dashuria është e njohur në gjuhën Arabe, që është e kundërta e urrejtjes, edhe mëshira është e njohur, që është e kundërta e hakmarrjes. Allahu cilësohet me të gjitha këto cilësi. Allahu i mëshiron disa njerëz, kurse disa të tjerë i dënon dhe hakmerret mbi ta. Ai mëshiron njerëz që luftuan në Rrugën e Tij dhe zemërohet me njerëz të tjerë që nuk e përmbushën hakun e Tij, nuk iu bindën Atij apo e mohuan Atë. Kështu pra, Ai i do disa njerëz, kurse disa të tjerë i urren. Të gjitha këto cilësi janë të vërteta, në realitetin e tyre. Prandaj, ne e kemi obligim që t’i besojmë të gjitha ato, ashtu siç besojmë që Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ka Dy Duar, Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – ka Fytyrë, Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – ka Dëgjim, ka Shikim, që Ai vjen dhe mbërrin, sikurse e ka thënë qartazi Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – në Librin e Tij.  Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا أَن يَأْتِيَهُمُ اللَّـهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ الْغَمَامِ وَالْمَلَائِكَةُ وَقُضِيَ الْأَمْرُ

“E çfarë presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu në hijet e reve, bashkë me melaiket?! Atëherë merr fund puna!” [el-Bekarah, 210] [1]

 

Po ashtu është Fjala e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا أَن تَأْتِيَهُمُ الْمَلَائِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ رَبُّكَ أَوْ يَأْتِيَ بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ يَوْمَ يَأْتِي بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ لَا يَنفَعُ نَفْسًا إِيمَانُهَا لَمْ تَكُنْ آمَنَتْ مِن قَبْلُ أَوْ كَسَبَتْ فِي إِيمَانِهَا خَيْرًا

“A mos vallë presin ndonjë gjë tjetër, e vetëm që t’u vijnë melekët apo t’u vijë Zoti yt apo t’u vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd! Ditën kur disa Shenja të Zotit tënd vërtet do të vijnë, për atë që do të besojë atëherë, nuk do të ketë asnjë dobi, në qoftë se nuk besoi më parë dhe nuk fitoi mirësi me anë të besimit.” [el-En’am, 158]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

كَلَّا إِذَا دُكَّتِ الْأَرْضُ دَكًّا دَكًّا ﴿٢١﴾ وَجَاءَ رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا ﴿٢٢﴾

“Jo (mos kështu)! Kur toka të dërrmohet tërësisht, e të bëhet pluhur. Dhe kur të vijë Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [el-Fexhr, 21-22]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ ﴿٢٧﴾

“Dhe do të mbetet Fytyra e Zotit tënd, i Madhërishmi, Bujari i Lavdishëm!” [err-Rrahmaan, 27]

 

Ka thënë i Pastri nga çdo mangësi, kur iu drejtua Iblisit:

 

قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ الْعَالِينَ ﴿٧٥﴾

“Ç’të ndaloi ty që t’i bëje sexhde atij që Unë e krijova me të dyja Duart e Mia? A je mendjemadh apo kryelartë?” [Sa’d, 75] [2]

 

Ai i është kundërpërgjigjur Çifutëve, kur ata thanë që Allahu është dorështrënguar; tha i Pastri nga çdo mangësi:

 

غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُوا بِمَا قَالُوا بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَاءُ

“Qofshin të shtrënguara duart e tyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thanë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura bujarisht dhe Ai jep (nga begatitë e Tij) si të dojë.” [el-Maa`ideh, 64]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’alaa – për Nuhun – ‘alejhis-selaam –:

 

وَحَمَلْنَاهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَاحٍ وَدُسُرٍ ﴿١٣﴾ تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا جَزَاءً لِّمَن كَانَ كُفِرَ ﴿١٤﴾

“Dhe Ne e mbartëm atë (në barkë) të ndërtuar me dërrasa të gozhduara, duke lundruar nën Sytë Tanë, kjo si shpërblim për atë, të cilin nuk e besuan (populli i tij).” [el-Kamer, 13-14]

 

Ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:

 

وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةً مِّنِّي وَلِتُصْنَعَ عَلَىٰ عَيْنِي

“Dhe Unë të brumosa ty me dashuri prej Meje, me qëllim që ti të rritesh nën Syrin Tim.” [Ta-Ha, 39]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – për Musain dhe Harunin, kur i dërgoi të dy te Faraoni:

 

قَالَ لَا تَخَافَا إِنَّنِي مَعَكُمَا أَسْمَعُ وَأَرَىٰ ﴿٤٦﴾

“Mos u frikësoni, padyshim që Unë jam me ju të dy duke dëgjuar e shikuar çdo gjë.” [Ta-Ha, 46]

 

Ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

قَدْ سَمِعَ اللَّـهُ قَوْلَ الَّتِي تُجَادِلُكَ فِي زَوْجِهَا وَتَشْتَكِي إِلَى اللَّـهِ وَاللَّـهُ يَسْمَعُ تَحَاوُرَكُمَا إِنَّ اللَّـهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ ﴿١﴾

“Me të vërtetë që Allahu e dëgjoi fjalën e asaj e cila fjaloset me ty (O Muhamed) lidhur me bashkëshortin e saj dhe i ankohet Allahut (duke iu lutur Atij). Dhe Allahu i dëgjon diskutimet mes ju të dyve. Vërtet që Allahu dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [el-Muxhaadileh, 1]

 

Po ashtu është Fjala e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

لَّقَدْ سَمِعَ اللَّـهُ قَوْلَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّـهَ فَقِيرٌ وَنَحْنُ أَغْنِيَاءُ

“Nuk ka dyshim se Allahu ka dëgjuar fjalën e atyre (çifutëve) të cilët thanë: “Vërtet Allahu është i varfër e ne jemi të pasur!”” [Aali-Imraan, 181]

 

Po ashtu është Fjala e Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa –:

 

أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُم بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ ﴿٨٠﴾

“Apo mos mendojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë të fshehtat e tyre dhe bisedat e tyre të ngushta? (Patjetër që Ne dëgjojmë gjithçka) dhe të dërguarit Tanë (melekët përcjellës) janë pranë tyre duke shkruar.” [ez-Zukhruf, 80]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ اللَّـهَ يَرَىٰ ﴿١٤﴾

“A nuk e di ai që padyshim Allahu shikon gjithçka!” [el-Alak, 14]

 

Ka thënë Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

 

الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ ﴿٢١٨﴾ وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ ﴿٢١٩﴾ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ ﴿٢٢٠﴾

“Ai i Cili të shikon ty kur çohesh (për t’u falur) dhe lëvizjet e tua mes namazlive. Padyshim që Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [esh-Shu’araa, 218-220]

 

Pra, detyra që kemi të gjithë ne o ju Besimtarë, është që të besojmë të gjitha cilësitë me të cilat Allahu ka përshkruar Veten e Tij në këto ajete madhështore e fisnike, të cilat përmbajnë disa prej Cilësive të Allahut – Tebarake ue Te’ala. Detyra që kanë Muslimanët është që t’i pohojnë ato për Allahun – Xhel-le ue ‘Alaa –, siç ka folur Ai në Librin e Tij, në Kur`anin Fisnik. Pra, është obligim që ato të pohohen, ashtu siç i takojnë Allahut, pa i deformuar ato, pa i mohuar, pa u dhënë trajtë apo mënyrë dhe pa i shëmbëllyer. Kur robi e mëson këtë, që Allahu – SubhaneHu ue Te’ala – e ka përshkruar Veten e Tij me këto cilësi – dhe Ai është Folësi më i mirë që thotë gjithmonë të vërtetën, dhe a ka folës më të ditur sesa Allahu? –, atëherë ai e ka obligim që të qëndrojë te Fjala e Allahut – Tebarake ue Te’ala – dhe të qëndrojë te fjala e të Dërguarit të Tij – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, dhe e ka obligim që t’i besojë ato, me iman të vërtetë. Cili është imani i vërtetë në këtë temë? Siç e thamë:

 

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai dëgjon gjithçka dhe shikon gjithçka.” [Shuuraa, 11]

 

 

Shënim i përkthyesit:

[1] Ka thënë Imami el-Begauij – rahimehUllah –:

 

والأولى في هذه الآية وما شاكلها أن يؤمن الإنسان بظاهرها ويكل علمها إلى الله تعالى ويعتقد أن الله عز اسمه منزه عن سمات الحدث على ذلك مضت أئمة السلف وعلماء السنة . قال الكلبي : هذا من المكتوم الذي لا يفسر وكان مكحول والزهري والأوزاعي ومالك وابن المبارك وسفيان الثوري والليث بن سعد وأحمد وإسحاق يقولون فيها وفي أمثالها : أمروها كما جاءت بلا كيف قال سفيان بن عيينة : كل ما وصف الله به نفسه في كتابه فتفسيره قراءته والسكوت عليه ليس لأحد أن يفسره إلا الله تعالى ورسوله .

 

“Parësore është që ky ajet dhe të ngjashmit me të, duhet që njeriu t’i besojë ashtu siç janë dhe dijen e tyre t’ia lejë Allahut të Lartësuar, si dhe të besojë që Allahu i Lavdishëm është i pastër nga cilësitë e krijesave, e pikërisht këtë kanë ndjekur imamët e Selefëve dhe dijetarët e Sunetit.

Ka thënë Kelbiu: “Kjo është prej fshehtësive për të cilat nuk jepet shpjegim. Mek`huli, Zuhriu, Euzaiu, Ibnul-Mubarak, Sufjan eth-Theurij, Lejth Ibën Sa’di, Ahmedi dhe Is`haku thoshin për këtë ajet dhe të ngjashmit me të: “Lërini ashtu siç kanë ardhur, pa folur për mënyrën apo trajtën e tyre.” Ka thënë Sufjan Ibën ‘Ujejneh: “Për çdo cilësi, me të cilën Allahu ka cilësuar Veten e Tij në Librin e Tij, tefsiri i saj duhet të jetë leximi dhe heshtja, dhe askujt nuk i lejohet që të japë shpjegime për të, përveç Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij.”” [Me’aalim et-Tenziil, vëll.1/fq.198]

 

[2] Ka thënë Imam Kurtubiu – rahimehUllah –:

 

وهذا سجود تحية لا سجود عبادة.

“Kjo është sexhde e përshëndetjes e jo sexhde e ibadetit.” [El-Xhaami’u li-Ahkam el-Kur`aan, vëll.15/fq.200]

 

Vazhdon in sha Allah ...

 

Përktheu: Alban Malaj