Autor: Ismail bin Muhamed bin el-Fadl et-Tejmi el-Asbahanij (535 h.)
Burimi: El-Huxh-xheh fi Bejan el-Mehaxh-xheh, 2/272-273
El-Asbahanij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Disa dijetarë kanë thënë se bazat në të cilat devijuan sektet, janë shtatë:
[1] E folura për qenien e Allahut;
[2] E folura për cilësitë e Tij;
[3] E folura për veprat e Tij;
[4] Mendimi për tekstet e kërcënimit;
[5] Mendimi për tekstet e imanit;
[6] Mendimi për Kuranin;
[7] Mendimi për tekstet e udhëheqësisë.
Ata që e përgjasojnë Allahun me krijesat (Ehlu-Teshbih), kanë devijuar kur kanë folur për Qenien e Allahut.
Xhehmijet kanë devijuar në cilësitë e Allahut.
Kaderijet kanë devijuar në veprat e Allahut.
Khauarixhët kanë devijuar në interpretimin e gabuar të teksteve të kërcënimit (në ajetet dhe hadithet).
Murxhiat kanë devijuar në çështjet e Imanit.
Mutezilet kanë devijuar në lidhje me Kuranin (të cilët thonë se Kurani është i krijuar, sh.p.).
Rafidijt kanë devijuar në lidhje me udhëheqësinë (el-imaameh).
Ata që e përngjasojnë Allahun me krijesat (Ehlu-Teshbih), besojnë se ka të ngjashëm me Allahun.
Xhehmijet i mohojnë emrat dhe cilësitë e Allahut.
Kaderijet nuk besojnë se e mira dhe e keqja janë nga Allahu.
Khauarixhët pretendojnë se Muslimani del prej Islamit nëse bën një mëkat të madh.
Murxhiat thonë: Vepra nuk është pjesë e Imanit dhe se ai që bën një mëkat të madh është besimtar; imani nuk shtohet e as nuk pakësohet.
Rafidit e mohojnë ringjalljen e trupave dhe pretendojnë se Aliju, radijAllahu anhu, nuk ka vdekur dhe se ai do të kthehet para Ditës së Kijametit.
Kurse grupi i shpëtuar janë Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit, pasuesit e Hadithit. Këta janë shumica më e madhe (es-Seaud el-‘eadham).
Përktheu: Jeton Shasivari