Bismilah...

Autor: Shejkh Salih ibën Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Ixhabat el-Muhimmeh, 2/105

 

 

Pyetje: A lejohet nxitja e Muslimanëve që të dhurojnë donacione për vëllezërit e tyre, duke përhapur fotot e të vrarëve dhe të plagosurve nga vëllezërit e tyre Muslimanë?

 

Përgjigje: Kjo vepër, nuk është në rregull. Nuk lejohet fotografimi i të plagosurve. Por u bëhet thirrje Muslimanëve, që të japin lëmoshë për vëllezërit e tyre. Atyre u bëhet apel, se vëllezërit e tyre janë në gjendje të vështirë, dhe se atyre u ndodh ajo që u ndodh nga ana e Jehudëve, pa publikuar fotot e të plagosurve. Sepse aty ka përdorim të bërjes së fotove dhe kjo është të marrësh përsipër një obligim për të cilin Allahu – i Lartësuar – nuk ka urdhëruar.

Po ashtu, kjo është dobësim i fuqisë së Muslimanëve, sepse kur ekspozohen para njerëzve, fotot e një Muslimani të masakruar apo të gjymtuar, kjo i tmerron Muslimanët, dhe i bën që të kenë frikë nga ajo që bëjnë armiqtë. Muslimanët e kanë detyrë, që të mos e tregojnë dobësinë e tyre; të mos i tregojnë lëndimet e tyre; të mos i tregojnë këto gjëra, përkundrazi, t’i fshehin ato me qëllim që të mos dobësohen Muslimanët.

 

Përktheu: Jeton Shasivari