Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën ‘Umer Bazmul

Burimi: Pjesë nga ligjërata e mbajtur nga dijetari i nderuar i Mekës, Muhamed Ibën 'Umer Bazmul “Realiteti i Dynjasë dhe Përgatitja për Ahiretin” në Radio.Selefi.org me datë 16/12/2017

 

 

Pyetje: Cila është fjala juaj për atë që thotë se Saudia e ka tradhtuar “Çështjen Palestineze”?

 

Përgjigje: Kjo fjalë është gënjeshtër dhe është fjalë e kotë. Ata që e kanë thënë këtë fjalë s’kanë asnjë argument për të. Përkundrazi, argumentet tregojnë se Saudia është ndoshta shteti i vetëm, bashkë me shtetet e tjera simotra në Gjirin Arabik – sepse përkrah saj janë edhe shtetet e tjera të Gjirit Arabik që mbajnë të njëjtin qëndrim në këtë konflikt – e cila ka mbajtur akoma Çështjen Palestineze, bashkë me shtetet simotra të saj, dhe e ka përkrahur atë nga aspekti politik, financiar dhe social. Si mund të jetë tradhtare Mbretëria e Arabisë Saudite, kur ajo deri më sot qëndron në krye të shteteve Muslimane Arabe në dhënien e ndihmave dhe donacioneve për Palestinezët, sipas deklaratës që ka lëshuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët! Gjithashtu, Saudia nuk ka asnjë lidhje me Shtetin Izraelit apo Shtetin Zionist, ndryshe nga shtetet e tjera që mbajnë lidhje me të. Është e çuditshme dhe e habitshme se si ata që i hedhin këto akuza të këqija kundër Saudisë, me gënjeshtrat dhe falsifikimet e tyre, nuk i akuzojnë disa nga shtetet që kanë ofruar më së paku ndihma për Palestinezët, të cilat kanë ambasadë përfaqësuese në shtetin e Zionistëve dhe Zionistët kanë ambasadë përfaqësuese tek ato shtete, si dhe kanë lidhje të organizuara politike! Ata nuk i akuzojnë ato shtete se kanë tradhtuar “Çështjen Palestineze”, porse thonë se Saudia është ajo që e ka tradhtuar “Çështjen Palestineze”!!!

 

Realiteti – të cilin e dëshmon armiku përpara mikut – është se Mbretëria e Arabisë Saudite e mbështet Çështjen Palestineze qëkur filluan ngjarjet e pushtimit Zionist e deri më sot. Qëkur filluan ngjarjet e përballjes me Zionistët, Mbretëria e Arabisë Saudite përgatiste ushtritë dhe i dërgonte që të luftonin në Palestinë. Më kujtohet kur ishim të vegjël, na vinin ata të organizatës “el-Fet`h” (Palestineze) me ca karta e na thoshin: “Paguaj një rijal që të shpëtosh një Palestinez!” Ne i merrnim këto karta me paratë që kishim. Ia hiqnim veteve tona këto paratë që merrnim për pushimin e gjatë në shkollë etj., dhe me to blenim ato kartat. Kështu ndodhte në të gjitha shkollat e tjera të Saudisë. Këto ndihma nuk hynin te ndihmat zyrtare që jepte Mbretëria e Arabisë Saudite.

 

E me të vërtetë, Ambasadori i Palestinës ka deklaruar se ata që i hedhin këto akuza kundër Saudisë, janë një grup i vogël njerëzish nga Palestinezët. Ata janë Majtistët dhe el-Ikhuan el-Muslimun. Janë pikërisht ata të cilët i shtrembërojnë këto të vërteta dhe kërkojnë që ta devijojnë Çështjen Palestineze nga rruga e saj e duhur, si dhe duan që ta bëjnë atë kauzë politike për synimet e tyre.

 

Lusim Allahun – ‘Azze ue Xhel-le – që t’i ndihmojë udhëheqësit që t’i përmirësojnë ata njerëz, nëse Allahu do që ata të përmirësohen. Ose përndryshe ne i lutemi Allahut – SubhaneHu ue Te’ala – që të na mjaftojë kundër sherrit të el-Ikhuan el-Muslimun dhe sherrit të Majtistëve, të na mjaftojë kundër sherrit të tyre me çfarë të dojë Allahu i Pastër nga çdo mangësi, sepse sherri i tyre është përhapur gjithandej dhe ka dëmtuar ata që janë afër dhe ata që janë larg. Lusim Allahun që të na ruajë neve, juve dhe Muslimanët, me mbrojtje dhe siguri, në Sunet e në Fe.

 

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj