Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedr

Burimi: Sahab.net

Unë po ju jap një shembull për bidatet e njohura që janë përhapur tek njerëzit, ato të cilat vazhdojnë t’i ndjekin shumë njerëz dhe që i konsiderojnë Sunet; pasimin e tyre e konsiderojnë si dashuri për të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe ai është festimi i ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). E me të vërtetë ky është bidat në këtë Fe për të cilën Allahu nuk ka zbritur asnjë argument. I Dërguari fisnik (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk udhëzoi askënd tek ky bidat dhe as nuk e veproi atë. Dhe as Sahabët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e vepruan atë. Edhe Katër Khalifët e Udhëzuar nuk e vepruan atë, asnjëri prej Khalifëve nuk e veproi atë bidat gjatë sundimit të tyre. Njësoj edhe Sahabët e tjerë të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e vepruan atë.

Kështu kaloi i gjithë njëqind vjeçari i parë dhe në të nuk u gjend asfarë mevludi. Pastaj kaloi njëqind vjeçari i dytë dhe as në të nuk kishte mevlud. Pastaj kaloi edhe njëqind vjeçari i tretë dhe as në të nuk kishte mevlud. Nuk ka patur as nga i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe as nga të tjerët. Pastaj u shpik mevludi në shekullin e katërt dhe kush ishte ai që e shpiku? Dhe ku u bazua për këtë shpikje? Atë e shpikën Shijat Ubejdijinë të cilët sunduan në Egjipt, siç është përcjellë nga Makrizij në “Tarijkh Misr”, i quajtur ndryshe “el-Khuttatu uel-Athaar”. Ai ka përmendur se Rafidat Ubejdijinë ishin ata që e shpikën mevludin. Ata shpikën gjashtë mevlude: mevludi i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), mevludi i ‘Aliut, mevludi i Fatimes, mevludi i Hasenit, mevludi i Husejnit dhe mevludi i sunduesit të Ubejdijinëve. Pra, ata shpikën gjashtë mevlude dhe ata janë të parët që e shpikën mevludin. Dhe kjo ka ndodhur në shekullin e katërt. Ndërsa në treqind vitet e para nuk egzistonte mevludi dhe as që është përmendur mevludi atëkohë.

Në librat që u shkruajtën para shekullit të katërt nuk përmenden fare mevludet ngase ai nuk egzistonte atëkohë, por ai u shpik pas asaj periudhe, mbas tre brezave më të mirë. Dhe mbas treqind vjetëve u shfaqën këto bidate apo ky bidat, bidati i mevludit, i cili u bë i njohur si bidati i festimit të ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Ky bidat që ata shpikën, së pari e shpikën Rafidat. Dhe Rafidat janë nga krijesat më të fëlliqta të Allahut ‘Azze ue Xhel. Po ata ku u bazuan për këtë shpikje të tyre? Imituan Kristianët ngase Kristianët festojnë ditëlindjen e Isait, kurse ne nuk e festojmë ditëlindjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Pra ai është një bidat që bazohet në pasimin e Kristianëve, është bidat që bazohet në pasimin e Kristianëve. Kristianët festojnë ditëlindjen e Isait, ndërsa ne vërtetë nuk e festojmë ditëlindjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Sikur festimi i mevludeve të ishte gjë e mirë, atëherë do të na kishin paraprirë në atë gjë ata që na paraprijnë në mirësi, do të na kishin paraprirë në atë gjë ata që na paraprijnë në mirësi, do ta kishte bërë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe do t’i kishte udhëzuar njerëzit tek mevludi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), do ta kishte bërë Ebu Bekri, pastaj ‘Umeri, pastaj ‘Uthmani, pastaj ‘Aliu dhe krejt Sahabët e tjerë. Mirëpo e gjithë kjo nuk ndodhi. Madje as tek Tabi’inët dhe as tek pasuesit e Tabi’inëve dhe as tek ata që erdhën mbas tyre poashtu nuk egzistonin këto mevlude, derisa erdhi shekulli i katër mbas Hixhretit dhe i shpikën këto mevlude Rafidat Ubejdijinë të cilët sunduan Egjiptin. Dhe këto mevlude përmbajnë festimin e ditëlindjes së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe këto janë prej bidateve që janë shumë të përhapura, janë prej gjërave të këqija të cilat i ndjekin shumë prej njerëzve, kurse nga ana tjetër ata braktisin Sunetin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ata të cilët festojnë mevludin e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk i binden atij. Shumë prej atyre nuk i binden atij dhe e kundërshtojnë udhëzimin e tij në shumë çështje. Ata braktisin atë për të cilën i ka urdhëruar ai dhe sjellin diçka të cilën nuk e solli ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Madje ajo është prej atyre gjërave të shpikura në Fenë e Allahut, për të cilat Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur asnjë argument.

Përktheu: Alban Malaj