Bismilah...

Autor: Salih ibën Feuzan el-Feuzan

 

Ai që ka kuptim të drejtë nuk debaton, domethënë nuk polemizon që të humbasë kohën me debate shterpe, porse jep mësim fik`hun dhe e përhap atë. Nëse dikush i kundërvihet, ai nuk merret me të dhe as nuk zmbrapset nga përhapja e diturisë dhe sqarimi i hakut, le t'i kundërvihet kush të dojë. Ai nuk debaton me njerëz si puna e atij që nuk ka për qëllim hakun, porse ka për qëllim ndalimin e diturisë dhe pengimin e saj. Nuk duhet t'ia varësh këtij njeriu, atij s'duhet t'i jepet rëndësi. I dituri përhap diturinë e tij, përhap hakun dhe nuk shikon se kush po i kundërvihet dhe kush po e pengon në rrugën e tij. Nëse pranohet nga ai, elhamdulilah, kjo është ajo që kërkohet. Ama nëse nuk pranohet nga ai, atëherë ai e kreu detyrën e tij dhe e ngriti argumentin.

 

Sikur dijetarët të merreshin me kundërshtarët dhe polemizuesit, padyshim që dituria s'do të kishte mbërritur te njerëzit. Jo të gjithë njerëzit kënaqen me hakun. Shumica e njerëzve nuk e duan hakun.

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

“Shumica e njerëzve, sado që të përpiqesh ti (për udhëzimin e tyre), nuk besojnë gjithsesi!” [Jusuf, 103]

 

Ne nuk merremi me kundërshtarët, me cytësit, me ata që duan t'i angazhojnë njerëzit me debate shterpe dhe i largojnë nga dituria e dobishme. Ata nuk duhet të merren në konsideratë, në çdo vend e në çdo kohë. Dijetarët ecin pa ndaluar në rrugën e tyre që të përhapin diturinë, gjithmonë, e nuk merren me kundërshtarët e tyre. Nuk është kusht në përcjelljen e diturisë që ta pranojë atë çdo njeri. Kjo nuk është kusht. Porse, prej kushtit të saj është se kush kërkon hakun, duhet ta marrë atë, e kush nuk e do hakun, atëherë ai e ka refuzuar atë me zgjedhjen e tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj