Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani

Burimi: “Mexhm'ul-Fetaua” të Shejkh Albanit, pyetja me nr. 6837

Pyetje: Shejkhu ynë, është përhapur fenomeni i transmetimit të fjalës, pa e treguar burimin e saj! Dhe më herët ështe thënë: “Me të vërtetë ajo e anulon (heq) begatinë e dijes.”

Pra cila është këshilla juaj për atë që e bënë këtë gjë?!

Përgjigje: Transmetimin e fjalëve të njerëzve të tjerë, pa jua atribuar atyre (fjalet e tyre), mundet që ta quajmë ”fjalë e vjedhur” ose “shpikje e re”, e cila nuk ishte e njohur tek dijetarët e parë.

Dhe nuk është çështja vetëm tek mungesa e begatisëë të kësaj dije të vjedhur, për më tepër tek kjo (çështje) ka argumente shumë të qarta që kjo dije nuk është për Hir të Allahut. Pasi po të ishte për Hir të Allahut ‘Azze ue Xhel-le, nuk do të binte në kërcënimin e thënies së Pejgamberit (Sal-lAllahu alejhi ue Sel-lem):

المتشبع بما لم يُعط، كلابس ثوبَي زور

”Ai që krenohet me atë që nuk e ka, është si ai që vesh dy rroba të rrejshme (dmth maskohet, vepra dhe fjala e tij janë të rrejshme).”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata