Pyetje: Njëri thotë se punon një punë haram dhe ka nevojë për pará, në ndërkohë ai po kërkon një punë hallall. A i lejohet atij që të rrijë në këtë punë haram derisa të gjejë një punë hallall?
Përgjigje: Nuk lejohet puna haram dhe fitimi nga kjo punë është haram. Kjo nuk lejohet! Ai duhet ta kërkojë riskun diku tjetër dhe të ngutet duke kërkuar një punë që është e pastër nga harami.
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا ﴿٢﴾ وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ
“Ai që e ka frikë Allahun, Ai do t’i japë rrugëdalje dhe do ta furnizojë atë andej nga ai nuk e kujton.” Et-Talak, 2-3
Përktheu: Jeton Shasivari