Bismilah...

Autor: Muhammed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, 340

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi o Shejkh, disa gra shkojnë me fëmijët e tyre te një grua që i mjekon sëmundjet me anë të mjekësisë arabe duke përdorur bimë të ndryshme. Ajo ndonjëherë fut në përbërje të ilaçit qumësht gomarice, në mënyrë që ta pijë atë fëmija i sëmurë. A lejohet që t'i jepet fëmijës ky ilaç?

Përgjigje: Nuk i lejohet askujt që të mjekohet me qumështin e gomaricës, sepse qumështi i saj është haram! Allahu i Lartësuar nuk e ka bërë shërimin e robërve të Tij në ato gjëra që ka ndaluar, sepse po të kishte dobi në to, nuk do t'ua kishte ndaluar! Gjithashtu, nuk u lejohet mjekeve që ta përziejnë ilaçin me qumësht gomarice. Nëse ato e bëjnë këtë gjë, janë gjunahqare. Kështu që, ato duhet t'i frikësohen Allahut dhe të mos bëjnë përzierje të ilaçeve me gjëra haram.

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org