Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin (1421 h.)

 

Pyetësi:

Ka një pyetje për saktësinë e hadithit që e transmeton Ibën Umeri – radijAllahu anhuma –: Ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -: “Allahu e mëshiroftë atë njeri që i fal katër rekate përpara ikindisë.”

Përgjigje:

Për saktësinë e këtij hadithi ka fjalë. Ka prej dijetarëve që e kanë bërë të dobët, disa të tjerë e kanë bërë hasen dhe më duket se ka dijetarë që e kanë bërë sahih. Nëse njeriu punon me këtë hadith, duke shpresuar shpërblimin, atëherë ai do ta marrë atë shpërblim – që është mëshira e Allahut – Azze ue Xhel-le –. Mirëpo, ky hadith nuk tregon se ato rekate janë sunete, prandaj ikindia nuk ka sunete, as para farzit e as pas farzit. Por, nëse njeriu i fal ato (katër rekate) – në rast se hadithi është i saktë -, atëherë ai përfshihet në lutjen që bëri Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –.

 

Përktheu: Umm ‘Akil