Bismilah...

Imam Albani

 

Pyetje: Cili është gjykimi i pjesëmarrjes së disa Amerikanëve Musliman në votimet e zgjedhjes së kryetarit Amerikan? Ata e përdorin si argument parimin: “Zgjedhja e një të keqeje më të vogël në mes dy të këqijave.” Ata mendojnë se njëri prej kandidatëve të cilët garojnë për kryetar do të jetë më pak shtypës dhe më pak problematik për Islamin dhe Muslimanët?

Shejkh Albani: Kufri është një fe e vetme. Zoti ynë (Krenar dhe i Madhërishëm) ua përkujton atyre muslimanëve të cilët mendojnë se e zbatojnë parimin: Zgjedhja e një të keqeje më të vogël në mes dy të këqijave.

Ka thënë i Lartësuari:

وَلَن تَرْضَىٰ عَنكَ الْيَهُودُ وَلَا النَّصَارَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ

“As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin (fenë) e tyre.” El-Bekare, 120

Unë habitem dhe habitem tej mase me ata të rinj të cilët mbështeten tek një iluzion i këtillë, ashtu siç erdhi në pyetjen tënde – Allahu të begatoftë – kurse Allahu (Krenar dhe i Madhërishëm) thotë:


وَلَا تَرْكَنُوا إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ

“Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri.”
Hud, 113

Zjarri i kësaj botë para Zjarrit të akhiretit. Andaj, ne themi nuk lejohet pjesëmarrja në zgjedhje të këtilla, sepse kjo pjesëmarrje do të thotë miqësim i kufarëve në vepra (e tua), e kjo është haram sipas tekstit të Kuranit, ku Zoti i të gjitha krijesave thotë:


ومَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ

“Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata.”
El-Maideh, 51



Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu Jeton Shasivari