Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed Bazmul

Shejkh Rabij el-Medkhalij – Allahu e ruajtë – është një burrë të cilit Allahu ia ka dhënë të kuptuarit dhe mënyrën e të argumetuarit shumë të hollë, saqë vëllai im (Muhamed Bazmul) shpesh më thotë mua:

“Nuk kam parë - pas Shejkh Bin Bazit, Shejkh Uthejminit dhe Shejkh Albanit, Allahu pastë mëshirë për ta, - sikurse ky burrë (Shejkh Rabij)”. Ai (Muhamed Bazmul) thotë se: “Shejkh en-Nexhmi është Imam, dijetar, kodër, porse Shejkh Rabij është ndryshe, ai është: imam, dijetar, porse ka një enciklopedi në refuzimin e sekteve dhe zhytjen në çështjet e shumta, pra është një gjë e habitshme, saqë Shejkhu u bë i shquari i vetëm në kohën e tij”.

Një herë prej herëve, më kujtohet se ishim me Shejkh en-Nexhmin – Allahu pastë mëshirë për të – kur erdhi në Xhidde për t’u kuruar dhe të bëjë kontrolle – Allahu pastë mëshirë të gjërë për të. Kështu që, u bë një takim me Shejkh en-Nexhmin, dhe e pyeta apo e pyeti njëri nga të pranishmit, nuk më kujtohet se a isha unë pyetësi, por e kam kasetën, e kam inçizuar atë takim, e kam ruajtur dhe nuk është transkriptuar deri tani, nuk ia jap njeriu (bën shaka). Kryesorja, ai që e do, do t’ia japim in sha Allah, të shikojmë. Pra, kryersoja, ai takim është i transkriptuar...më falni takimi është i inçizuar dhe e kam unë.

Ky takim ishte në vitet 1423 apo 1422 përafërsisht. Njëri e pyeti se si është Shejkh Rabij, këto fjalë ishin për Nexhmin, u pyet Nexhmi, çfarë tha ai – Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të –: “Rabij është nxënësi im, porse ai ma ka tejkaluar mua dhe Allahu i ka dhënë dije për shumë gjëra”, pastaj u lut për Shejkh Rabijn. Pra, Shejkh Ahmed en-Nexhmi e thotë këtë fjalë. Ai thotë: “Rabij është nxënësi im, porse ai ma ka tejkaluar, unë u morra me dynja dhe u largova pak nga dija, pastaj iu ktheva përsëri dijes, kurse Shejkh Rabij prej vegjëlisë e deri më tani kërkon dije”.

Pra, si do jetë...megjithatë, mendoj se e kam pyetur njërin prej dijetarëve (për atë se a është marr Shejkh en-Nexhmi me dynja), ai më tha: “Kurrsesi! Shejkh en-Nexhmi edhe pse është marr me ndonjë tregti, por bënte davet, jepte mësim dhe udhëzime, porse kjo është nga modestia e tij, kjo është nga modestia e tij”.

Por në realitet, Shejkh Rabij - siç thonë për të njerëzit e mëdhenj të dijes – është imam i kësaj kohe.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari