Autor: Shejkhul Islam Ibën Tejmijeh

Burimi: Minhaxh es-Sunneh en-Nebeuijjeh, vëll. 2, fq. 56

 

 

Siç është rrëfimi njohur nga el-Kadij Ebi Bekër bin et-Tajib, kur muslimanët e dërguan atë te mbreti i të Krishterëve në Konstantinopol. Të Krishterët e madhëronin mbretin dhe e dinin pozitën e tij, dhe kishin frikë se ai (Muslimani) nuk do t’i bjerë në sexhde mbretit kur të futet tek ai. Kështu e futen përmes një dere të vogël në mënyrë që të futet tek ai duke u kërrusur. Ai e kuptoi kurthin e tyre, dhe u fut tek ai me shpinë (jo me fytyrë nga dera, porse u fut tek ai me shpinë, sh.p), pra ai e bëri të kundërtën e asaj që ata synonin.

 

Kur ai u ul, ata i folën, dhe njëri prej tyre deshi t’i shajë Muslimanët, dhe i tha: “Ç’është thënë për ‘Aishen, gruan e Pejgamberit tuaj?” Ai deshi ta shpalos shpifjen të cilën e thonë Rafidijtë (se ajo ka bërë zina). el-Kadij tha: “Dy (gra) janë sharë, dhe janë akuzuar për zina (marrëdhënie jashtëmartesore) me shpifje dhe gënjeshtra: Merjemja (Maria sipas të krishterëve, sh.p) dhe ‘Aisheja. Sa i përket Merjemes, ajo erdhi me një fëmijë që kishte ngelur shtatzënë dhe nuk ishte e martuar. Kurse ‘Aisheja nuk erdhi me ndonjë fëmijë edhe pse ajo ishte e martuar.” Kështu, të krishterët, ngelën të shtangur.

 

Atë që deshi të thotë ai ishte se shfaqja e pafajësisë së ‘Aishes ishte më e madhe se shfaqja e pafajësisë së Merjemes, dhe dyshimi ishte më afër Merjemes se sa ndaj ‘Aishes. Pra, kur me këtë është vërtetuar gënjeshtra e sharësve të Merjemes, atëherë, vërtetimi i gënjeshtrës së sharësve të ‘Aishes është më parësor.

 

Përktheu: Jeton Shasivari