Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën ‘Umer Ibën Salim Bazmul

Burimi: Shkëputur nga shpjegimi i librit Me’arixhul-Kabuul

 

 

Është transmetuar nga Sel-lam Ibën Ebij Mutij’ se ka thënë:

“Isha duke ecur me Ejubin në një xhenaze dhe përpara nesh ishin tre grupe njerëzish që kishin qenë me ‘Amër Ibën ‘Ubejdin në doktrinën e Mu’tezilëve, pastaj i lanë idetë e tij dhe e braktisën atë. Më tha Ejubi, pa e pyetur unë atë: “Nuk kthehen zemrat e tyre në gjendjen që kanë qenë në fillim (të pastra nga bidatet).”

 

 

Komentoi Shejkh Muhamed Ibën ‘Umer Bazmul – hafidhahUllah –:

 

“Kjo është një vërejtje: SubhanAllah! SubhanAllah! Me përjashtim të atij që e ka mëshiruar Allahu! Kush përzihet me ndonjë bidat dhe pastaj pendohet nga ai, Allahu ia pranon pendimin, mirëpo kjo kërkon përkujdes të madh për logjikën dhe zemrën e tij, derisa t’i heqë plotësisht këto gjëra nga vetja e tij. Nuk ka njeri që njoh unë, që të ketë qenë ikhuani e pastaj të jetë bërë selefi, veçse i kanë mbetur atij disa mbeturina nga ikhuanizmi! Nuk njoh asnjë dijetar që të jetë kthyer nga kjo e të mos… merrni për shembull Sheukanin, merrni për shembull San’anin! Pra, ata kanë qenë ne akijden zejdije dhe pastaj e lanë akijden zejdije dhe ndoqën menhexhin e dijetarëve të hadithit. Megjithatë atyre u mbetën disa mbeturina! Zor se gjen njeri që të ketë hyrë në batil dhe pastaj të ketë dalë nga ai, përveç nëse ka bërë përpjekje të madhe dhe me mëshirën e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala –!

 

Lusim Allahun që të na mëshirojë neve, juve dhe të gjithë.

 

 

Përktheu: Alban Malaj