Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Umer Bazmul

 

Pyetje: Shejkhu jonë, Allahu ju ruajttë. Ka disa që thonë: “Mëshirojeni Selefizmin dhe mos e përçani atë (duke thënë): Ky është haddadij, ky tjetri është kështu, ai tjetri ashtu, e kështu me radhë.” Cila është këshilla juaj Allahu ju ruajttë?

Përgjigje: Këto fjalë bien ndesh me hadithin e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ngase i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë se ky ummet do të ndahet. Dhe se ajo do të ndahet në 73 grupe. Ka thënë se të gjitha këto grupe janë në zjarr përveç njërit.

Pra, është i Dërguari – ‘alejhi salatu ue selam – ai i cili ka thënë se këto janë grupe dhe se të gjitha do të hyjnë në zjarr përveç njërit.

Dijetarët kanë thënë: Fjala e tij: “Të gjitha në zjarr përveç njërës,” kjo është prej teksteve të kërcënimit. Pra, ky është dënimi i tyre nëse do Allahu që t’i dënojë, përndryshe, ata janë nën dëshirën e Allahut; nëse Allahu do i falë ata, e nëse do, i dënon ata.

Pra, i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë se do të ketë grupe dhe se do të arrijnë në 73 grupe dhe se kjo po ndodh në këtë ummet. Atëherë ti, si e qorton selefizmin dhe selefijtë për citim e tyre ndaj pasuesve të sekteve, pasuesve të kundërshtimeve, pasuesve të xhemateve hizbije që kundërshtojnë dhe bien ndesh me pasuesit e Islamit!?

Kur Shejkh Bekër bin Abdullah Ebu Zejd deshi të shkruante librin e tij “Tesnifu Nasi bejne edh-Dhani ue el-Jekini” (Klasifikimi i njerëzve ndërmjet hamendësimit dhe realitetit), ai më foli mua – Allahu e mëshiroftë – para së të vdiste dhe para se ta nxirrte librin, në mes nesh pati një diskutim. Ai më tha mua: O Shejkh! Unë do të shkruaj një libër me titull “Tesnifu Nasi bejne edh-Dhani ue el-Jekini”, e unë i thashë: “O Shejkh! Titulli i këtij libri nuk është në rregull, sepse ti me këtë formë sikur po e qorton klasifikimin e njerëzve, kurse i Dërguari ka thënë:

وَتَفْتَرِقُ أُمَّتِي عَلَى ثَلاثٍ وَسَبْعِينَ فِرْقَةً

“Ummeti im do të ndahet në 73 grupe.”

 

I thash: Nëse do të shkruash për këtë temë, atëherë rregulloje atë. I përmenda fjalët e Shatibiut në “El-‘Itisaam” dhe të tjerëve në lidhje me rregullimin e këtyre çështjeve. Sepse njerëzit e dijes ka thënë tekstualisht se nuk ka ndalesë që të emërtohen me emra pasuesit e sekteve dhe të specifikohen me emra dhe të përmenden me cilësitë e tyre në mënyrë që të paralajmërohen njerëzit nga dyshimet, bidatet dhe gjendja e tyre.

A nuk e sheh fjalën e ‘Aishes – radijAllahu ‘anha – që i tha asaj gruas e cila e pyeti Aishen: “A e kompenson namazin gruaja me menstruacione? Ajo i tha: “A je ti prej Harurijeve (Khauarixhëve)?”

Pra, a do Aisheja – radijAllahu ‘anha – t’i klasifikojë njerëzit dhe nuk i mëshiroka njerëzit duke i cilësuar ata!?

Kur erdhën dy tabi’inë te (Abdullah) Ibën Umeri – radijAllahu ‘anhu – ta pyesin për Ehlul-Kader (Kaderijtë), Ibën Umeri ua pranoi këtë, e u tha: “Lajmëroi ata se unë jam i distancuar prej tyre.” I quajti kështu “Ehlul-Kader”.

Në (hadithe dhe ethere) kanë ardhur specifikime me emra, emërtime dhe përshkrim të njerëzve të përçarjes dhe kundërshtimit, andaj ne ecim drejt kësaj udhe dhe ecim drejt kësaj rruge, sepse kjo është rruga e besimtarëve.

Ne themi: kjo përçarje dhe ky kundërshtim që po ndodh në këtë ummet, për këtë na ka treguar i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe i Dërguari na i ka përmendur me emra disa nga këto sekte, si për shembull ka thënë:

«الخَوَارِجُ كِلَابُ أَهْلِ النَّار»

“Khauarixhët janë qentë e banorëve të Zjarrit.”

Pra, i quajti ata “Khauarixh.”

 

Dhe ka thënë:

«الْقَدَرِيَّةُ مَجُوسُ هَذِهِ الْأُمَّةِ»

“Kaderijtë janë Mexhusët e këtij ummeti.”

Pra, i quajti ata Kaderij. I Dërguari i quajti kështu, e jo ne! I Dërguari i quajti Kaderij.

Dhe kështu është për çdonjërin që i atribuohet njerëzve të përçarjes dhe kundërshtimit, ne i emërtojmë ata, i cilësojmë, i specifikojmë me emra nëse paralajmërimi nga këto bidate dhe nga pasuesit e tyre nuk përmbushet vetëm se me këtë gjë (emërtimin, specifikim me emra, etj.).

Andaj nuk ka ndonjë gjë të ndaluar për këtë çështje dhe nuk është përçarje e njerëzve, përkundrazi, kjo është bashkim i njerëzve në hak. A nuk e shikon se libri që ka zbritur në Islam quhet el-Furkan (ndarësi) sepse ai e ndan të vërtetën nga e kota?!

A nuk e shikon se i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është cilësuar se ai e ndan njeriun nga babai i tij dhe njeriun nga vëllai i tij, sepse ai bën ndarjen në mes njerëzve të imanit dhe njerëzve të kufrit.

Po kështu edhe ne, bëjmë ndarje në mes Ehli Sunnetit dhe Ehlul-Bidatit, dhe bëjmë ndarje në mes pasuesve të përçarjes, kundërshtimit dhe pasuesve të bashkimit. Këtu nuk ka ndjellje të sherrit për njerëzit dhe këtu nuk ka përçarje të njerëzve, porse këtu ka bashkim të njerëzve në një fjalë të njëjtë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari