Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij

 

 

Pyetje: Disa janë të mendimit se teravitë janë njëmbëdhjetë rekate, kurse disa të tjerë janë të mendimit se janë më shumë se aq, andaj cila është fjala përfundimtare për këtë çështje?

 

Përgjigje: Suneti dhe këshilla ime është që të falen njëmbëdhjetë rekate, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem – nuk ka shtuar mbi njëmbëdhjetë rekate, sikurse ka ardhur në hadithin e ‘Aishes – radijAllahu ‘anha –. Ato duhet të zgjaten nëse ka takat, kështu që duhet të zgjatet recitimi i Kur`anit dhe kjo është më e mira.

 

E nëse falen më shumë rekate, ne s’mund të gjykojmë që kjo është bidat, mirëpo këshilla jonë është që të punohet me Sunetin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem –, se udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhamedit – sal-lAllahu 'alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem –.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj