Shejkh Uthejmin

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139044

Burimi: Sherhul-Mumti’, vëll. 6, kapitulli i Zekatul-Fitrit.

Shejkh Uthejmin:

“A i plotësojnë nevojat makaronat për zekatul-fitër?

Përgjigja: Ka prej atyre që thonë: Buka i plotëson nevojat, kështu që edhe makaronat i plotësojnë nevojat sipas këtij që ka këtë mendim. Dhe ka prej atyre që thonë: Buka nuk i plotëson nevojat, sepse ajo është bërë në zjarr, kështu që edhe makaronat nëse janë bërë në zjarr gjatë prodhimit të tyre, atëherë ato nuk i plotësojnë nevojat. Edhe pse ka pikëpamje të ndryshme rreth bashkëngjitjes së makaronave me bukën. Dhe për këtë arsye ne mendojmë se nxjerrja (për zekatul-fitër) e makaronave i plotëson nevojat, përderisa është ushqim për njerëzit, nuk është si buka në çdo aspekt.

(Makaronat) vlerësohen me kile nëse janë të vogla sikur orizi, por nëse janë të mëdha, atëherë vlerësohen me peshë. E vërteta është se çdo gjë që është ushqim, qoftë drithë, fryt, mish apo gjëra të tilla, atëherë ajo mjafton, qoftë edhe përpos atyre pesëve (gruri, elbi, hurmat, rrushi i thatë dhe djathi) apo që nuk ekzistojnë në hadithin e Ebi Se’idit: “Dhe ushqimi jonë në atë kohë ishin hurmat, elbi, rrushi i thatë dhe djathi.”

Përktheu: Jeton Shasivari