Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala derb, 15/283

 

 

Pyetje: Ky pyetës me inicialet M.A thotë: “Jemi një grup vëllezërish nga Sudani emigrantë në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ne mbledhim Zekatin e Fitrit në bazë të shpenzimeve që ka Zekati i Fitrit për një person këtu në Mbretëri, pastaj këtë shumë parash, ia dërgojmë një personi të besueshëm në vendin tonë që të nxjerrë Zekatin e Fitrit, në bazë të racionit për banor në vendin tonë. Pastaj, ky person blen ushqimin e Zekatit të Fitrit në bazë të anëtarëve të familjes që ia dërgon ato të holla nga Mbretëria. Nëse i ngelet ndonjë shumë pas blerjes së ushqimet, ai i shpërndan ato si lëmoshë vullnetare. A lejohet kjo gjë? Allahu ju ruajtë.

 

Përgjigje: Nuk ka problem për këtë. Por, më e sigurta dhe më larg dyshimeve, është që ta nxjerrësh Zekatin e Fitrit në vendin që banon. Kjo është më e sigurta dhe më larg dyshimeve për ju, që ta nxirrni atë në vendin ku qëndroni. Kjo është më parësore, meqë është ngushëllim për njerëzit e vendit ku ti banon. Nëse ua dërgon të varfërve në vendin tënd, kjo përsëri vlen – in sha Allah. Por, ajo që është më larg dyshimeve dhe më e mira, është nxjerrja e tij në vendin ku banon, sepse ka një grup dijetarësh që thonë se është obligim nxjerrja e Zekatit të Fitrit në vendin ku agjëron Muslimani. Kjo është sipas një grupi dijetarësh. E nëse e çon atë diku tjetër për një nevojë të caktuar, nuk ka problem për këtë – in sha Allah. Porse, ta nxjerr atë në vendin ku banon dhe agjëron, kjo është më e sigurta dhe më larg dyshimeve.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari 

Shiko videon në audioselefi.org