Burimi: Fetaua el-Lexhneti ed-Daimeh (2), vëll. 2, fq. 137
Fetvaja nr. 21517
Pyetje:
Disa njerëz pyesin për dy librat me titujt “et-Tahdhir min Fitneti et-Tekfir” dhe “Sajhatu Nedhiir” të autorit Alij Hasen el-Halebij dhe se këto dy libra thërrasin në medh’hebin e irxhasë duke thënë se vepra nuk është kusht për saktësinë e imanit dhe këtë ia atribuon Ehli Sunetit dhe Xhematit. Këto dy libra i ka bazuar në transmetime të cilat i ka shtrembëruar nga Shejkhul Islam ibën Tejmijeh, el-Hafidh ibën Kethiri dhe të tjerë, Allahu i mëshiroftë të gjithë. Dëshira e njerëzve të sinqertëve dhe këshillues është që të bëhet sqarim se çfarë përmbajnë këto dy libra, në mënyrë që lexuesit të njohin të vërtetën nga e pavërteta...siç vazhdon pyetja.
Përgjigje:
Komisioni, pasi që i studioi këto dy libra të lartpërmendur, iu bë e qartë se libri “et-Tahdhiru min Fitneti et-Tekfir” që e ka shkruar Alij Hasen el-Halebij për gjërat që ua ka mveshur fjalëve të dijetarëve, në parathënie dhe në komentet sqaruese në fusnota, përmban këto gjëra që do t’i përmendim në vijim:
1 – Këto shkrime autori i ka bazuar në medh’hebin e shpikur e të pavërtetë të Murxhiave, të cilët e kufizojnë kufrin vetëm me kufrin e mohimit, përgënjeshtrimit dhe konsiderimin hallall me zemër të një gjëje që është haram (el-istihlaal el-kalbij), siç qëndron në fq. 6, fusnota 2 dhe fq. 22. Kjo bie ndesh me Akiden e Ehli Sunetit dhe Xhematit, të cilët thonë se kufri mund të ndodh me: besim, fjalë, vepër dhe dyshim.
2 – Ai e ka shtrembëruar transmetimin që ka sjellë nga Ibën Kethiri, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, në librin “el-Bidajeh ue en-Nihajeh” vëll. 13, fq. 118, të cilin ai përmend në fusnotën e fq. 15 duke përcjellë nga Ibën Kethiri këto fjalë: “Xhingis Kani pretendonte se atë që kishte në el-Jasik (kushtetutën e tij), është prej Allahut dhe se ky është shkaku i kufrit të tyre”. Kur iu kthyem referencës së përmendur që ka sjellë, nuk ishte kjo që ai ia atribuon Ibën Kethirit, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë.
3 – Ka shpifur për Shejkhul Islam Ibën Tejmijen, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, në fq. 17-18, ku autori i librit të lartpërmendur ia atribuon Ibën Tejmijes se ligjvënia e ndryshuar, nuk është kufër sipas Ibën Tejmijes, përveç nëse bëhet me dije, besim dhe konsiderim të haramit hallall (istihlal). Kjo është shpifje ashiqare për Shejkhul Islam ibën Tejmijen, Allahu e mëshiroftë. Ibën Tejmijeh ka përhapur medh’hebin e Ehli Sunetit dhe Xhematit, dhe medh’hebi i Ehli Sunetit është ashtu siç u përmend më lartë. Kurse ky është medh’hebi i Murxhiave.
4 – Ka shtrembëruar qëllimin e Kolosit, Shejkhut, Muhamed bin Ibrahim, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Tahkimu el-Kauanin el-Uad’ijeh,” ku autori i librit të lartpërmendur pretendon se Shejkh Muhamed bin Ibrahim kushtëzon el-istihlal el-kalbij (në gjykimin me kufër për dikë), edhe pse fjala e Shejkhut është e qartë sikur dielli në librin të tij që sapo e përmendëm dhe ky libër bazohet në rrugën e Ehli Sunetit dhe Xhematit.
5 – Komentimi i tij që u ka bërë fjalëve të njerëzve të dijes që i ka përmendur, duke i interpretuar fjalët e tyre me ato gjëra që nuk i përmbajnë dhe nuk i kanë për qëllim, siç janë fjalët e tij në fq. 108, fusnota 1, fq. 109, fusnota 21 dhe fq. 110, fusnota 2.
6 – Po ashtu, në këtë libër nuk i jepet shumë rëndësi gjykimit me ligjet e tjera përveç asaj që ka zbritur Allahu, sidomos në fq. 5, ku autori pretendon se “preokupimi për të realizuar Teuhidin në këtë çështje, është përngjasim me Shijat-Rafidijt.” Ky është gabim trashanik i urryer.
7 – Me shfletimin dhe studimin e librit të dytë “Sajhatu Nedhiir”, pamë se ky libër mbështet librin e parë të lartpërmendur dhe gjendja e atij libri është ashtu siç u tha më lart. Andaj, Komisioni i Përhershëm mendon që këta dy libra, nuk lejohet të botohen, as të përhapen dhe as të shkëmbehen, për shkak të të pavërtetave dhe shtrembërimeve që gjenden në to.
E këshillojmë autorin e këtyre dy librave, që ta ketë frikë Allahun për veten e tij dhe për Muslimanët, në veçanti për rininë e Muslimanëve si dhe të përpiqet në nxënien e diturisë sheriatike nga dijetarët e besueshëm në diturinë dhe akiden e tyre të saktë dhe se dituria është amanet. Nuk lejohet përhapja e diturisë vetëm nëse është në përputhje me Kuranin dhe Sunetin.
Po ashtu, e këshillojmë autorin të tërhiqet nga mendimet e këtilla dhe nga kjo rrugë e turpshme e shtrembërimit të fjalëve të njerëzve të dijes. Dihet bukur mirë se kthimi në të vërtetën është virtyt dhe fisnikëri për Muslimanin.
Suksesi vjen prej Allahut.
Paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva
Anëtar: Bekër Ebu Zejd
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah Alu esh-Shejkh
Përktheu: Jeton Shasivari