Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Shkëputur nga audiokaseta: “Selefijetuna akua min Selefijeti esh-Shejkh el-Albanij, Shubhetun ue Raddun ‘alejha”.

 

Shejkh Rabij Allahu e ruajttë është pyetur:

Këtu ka një pyetje me formulim tjetër, ku thuhet: Disa pretendojne se daveti Selefij nuk ka për t’u përhapur përveçse me anë të shoqatave (el-xhem’ijjaat). Kurse disa të tjerë e kundërshtojnë këtë. Dhe në përgjithësi argumentet e tyre (në kundërshtimin e shoqatave) janë përçarjet që po ndodhin mes Selefive si rezultat i atyre (shoqatave).
Cili është komenti juaj në këtë rast?

Shejhu u përgjigj:

Pasha Allahun, ne themi, çdo e mirë është në pasimin e Selefeve (paraardhësve) dhe çdo e keqe është në shpikjet e Khalefeve (atyre që erdhën mbas Selefëve dhe e kundërshtuan rrugën e tyre). Dhe s’ka dyshim që Selefët  e përhapën këtë fe dhe e çliruan botën duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në punë të mira dhe në devotshmëri.

Ata bashkëpunonin me  njëri-tjetrin në Xhihad me pasuritë  e tyre dhe me vetet e  tyre, ama jo me metodat e organizimit të huazuara nga Perëndimi. Porse ti  jep veten tënde dhe pasurinë tënde, edhe ai tjetri jep veten e tij dhe pasurinë e tij. Kështu, u bashkua kontributi im me kontributin tënd dhe kështu bashkëpunuam në punë të mira dhe në devotshmëri dhe vazhduam përpara të nxitur nga Fjala e Allahut dhe çliruam këtë vend, pastaj atë vendin tjetër. Dhe, natyrisht,  dijetarët që erdhën mbas tyre, kur Allahu  ua hapi këtë botë, ata  e ngritën lart flamurin e kësaj diturie dhe e perhapën nëpër botë. Ky jep mësim ne xhami, edhe ky tjetri jep mësim në xhami, kështu bashkohen përpjekjet dhe kështu formohen një numër nxënësish në një metedologji të vetme, në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kështu, rezultati, ndikimi dhe frytet do të jenë shumë herë më të mira sesa këto shoqata që qenë të paafta për të nxjerrë qoftë një nxënës dije, e lëre më pastaj të nxirrnin një dijetar.

Po ju tregoj  një shembull: Shejh Mukbili (rahimehullah) i refuzonte shoqatat dhe i refuzonte këto metoda. Atij i  ndërtuan një qendër dhe aty ai i mësoi nxënësat. U dha mësim atyre nga prej atyre dolën dijetarë dhe secili u kthye në vendin e tij dhe ndërtoi medrese në vendin  e  tij dhe nxorrën një brez të ri të edukuar me Librin e Allahut dhe me Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ndërsa këto shoqata në perëndim dhe në lindje të tokës, më tregoni cilat janë frytet e tyre, sa dijetarë nxorrën ? Asgjë!

Ndërsa ky njeri i dobët që nuk kishte as para dhe asgjë prej gjëje, me sinqeritetin dhe seriozitetin e tij, Allahu i dha atij një sukses të cilin nuk e kanë arritur dot të gjitha  këto  shoqata, as dhjetë shoqata së bashku nuk arritën dot që të nxjerrin dijetarë.
Pastaj plasi mes tyre ndarja nëpër grupacione, filloi miqësia dhe armiqësia në bazë të shoqatave të tyre dhe kështu ndodhi përçarja. Dhe ato (shoqatat) ishin shkaku i përçarjes së  Selefive në shumë shtete.

Më sillni një shoqatë (që të jetë në menhexhin Selefij) deri më sot, me përjashtim të shoqatës “el-Birr”(1) aktualisht, dhe ne lusim Allahun që ta ruajë atë, dhe e këshillojmë që të qëndrojë larg rrugëve që ndoqën shoqatat para saj.
Dhe me të  vërtetë - pasha Allahun - ato e kanë dobësuar Islamin dhe e kanë dobësuar Menhexhin Selefij, i kanë përçarë Selefijinët dhe filluan të mbledhin paratë nga xhepat e Muslimanëve dhe duke i përdorur ato për të goditur Selefizmin këtu dhe andej: në Sudan, në Somali, në Eritre, në Pakistan, në Indi, në Afganistan, i mbledhin këto shuma dhe i përdorin  për të goditur Menhexhin Selefi me komplotet më të këqija.
Ata e dikan se si të godasin, kurse se si t’i mësojnë njerëzit sipas Menhexhit Selefij nuk e dikan?
Kështu dështuan ato shoqata dhe qenë të paafta që të ngrihen lart.

Prandaj, ne  këshillojme që çdokush të cilit Allahu i ka dhënë dituri të marrë një xhami dhe të mblidhen tek ai njerëz të mirë, ata që shikon ai dhe t’i mësojë. Unë mendoj se nëqoftëse unë nxjerr nga xhamia dhjetëra dijetarë, kurse ti nxjerr dhjetë të tjerë, kurse ky tjetri nxjerr dhjetë të tjerë në një shtet të vetem, atëherë kemi nxjerrë dyzetë - pesëdhjetë dijetarë. Pasha Allahun   kjo  ështe  më  e  mirë  se një  mijë   shoqata dhe më  e  mirë  se një mijë institute që kanë ngritur këto  shoqata.

(1) sh.p.: edhe shoqata "el-Birr" ka devijuar tashme, sikurse ka sqaruar vet Shejkh Rabij' el-Mekdhalij.  Shejh Rebij për "Xhemietul Birr" (Ar).

Video në AudioSelefi.org

 

 

Përktheu Alban Malaj